Një sipërmarrës i internetit ka zbuluar se si ai i kishte vjedhur 30,000 funte (34 mijë euro) nga karta e kreditit e nënës së tij për të krijuar biznesin e tij të parë në moshën 17 vjeç – hapi i parë në rrugën e krijimit të një pasurie prej 150 milionë funtesh (170 milionë euro).

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Andrew Michael, nga Cheltenham – Angli, ngriti një biznes të internetit – bashkë me mikun e tij – që ofronte shërbime për kompanitë, por kishte nevojë për rrjet me fibra optike për ta zgjeruar atë.

Ora 10 dollarëshe që mban në dorë, përkujdesja për pemën e preferuar, veturat luksoze,...: Ja si i shpenzon paratë Bill Gates Ora 10 dollarëshe që mban në dorë, përkujdesja për pemën e preferuar, veturat luksoze,...: Ja si i shpenzon paratë Bill Gates

Në atë kohë, për një gjë të tillë kërkohej të paguhej shërbimi për gërmimet për të shpërndarë kabllot, të cilën pagesë Michael e kishte bërë nëpërmjet telefonit, pa njohurinë e nënës së tij.

Siç bëhet e ditur, në 1997 ai jetonte në shtëpi me nënën e tij në Cheltenham, në perëndim të Anglisë, kur zbuloi një mundësi biznesi.

Duke dashur të ndërtonte faqen e tij të internetit me një mik të shkollës, ai kuptoi se shumë pak prej kompanive ekzistuese të web-hosting kishin për qëllim bizneset e vogla ose personat privatë.

“Të gjitha kompanitë web-hosting në Mbretërinë e Bashkuar në atë kohë ishin ngritur për kompani shumë më të mëdha”, thotë Andrew, tani 39. “Por pamë se bizneset e vogla dhe individët donin diçka të vetë-shërbyeshme dhe të lehtë për t’u përdorur”.

Kështu që ai dhe shoku i tij vendosën të mbushnin boshllëkun në treg, dhe të krijonin kompaninë e tyre të internetit, të quajtur Fasthosts.

“Ne kishim kompjuterët që duhej në dhomën e gjumit në shtëpinë e mamasë, dhe ne kishim krijuar vetë programin”, thotë Andrew.

Përveç kësaj, ai ka bërë të ditur se sfidë ishte edhe prenotimi i disa reklamave – dhe disa investime të tjera.

Dhe për çudi, kjo funksionoi.

“Deri në fund të muajit kishim mjaft klientë dhe para për të paguar linjën e internetit dhe reklamën”, ka rrëfyer Andrew.

Gjithashtu, edhe pse e pak befasuese, nëna e tij e fali për veprimin e tij.

Këta janë 20 miliarderët që e krijuan pasurinë nga asgjëja Këta janë 20 miliarderët që e krijuan pasurinë nga asgjëja

Ndërsa shoku i tij shkoi në universitet, Andrew anuloi planet e tij për arsimin e lartë për t’u fokusuar në kohë të plotë në rritjen e Fasthosts, përcjell Telegrafi.

Ai përfundoi duke e shitur atë nëntë vjet më vonë për 61.5 milionë funte (rreth 70 milionë euro). Në moshën 26 vjeçare në atë kohë, pjesa e tij prej 75% e biznesit do të thoshte se ai kishte në xhep 46 milionë funte (rreth 52 milionë euro).

Gjithashtu, dy vjet më vonë Andrew ngriti një firmë të quajtur Livedrive, të cilën ai më pas e shiti për një shumë të pazbuluar që besohet të jetë edhe dhjetëra miliona të tjerë.

Ndërsa të dy bizneset ishin të suksesshme, Andrew gjithashtu bëri tituj gazetash për organizimin e festave me shpenzime jo të vogla.

I lindur në Qipro, por i rritur në Cheltenham, Andrew mendon se ai e trashëgoi “gjenin” e biznesit nga babai i tij.

Historia frymëzuese e themeluesit të kompanisë "Amazon", njeriut më të pasur në botë (Foto/Video) Historia frymëzuese e themeluesit të kompanisë "Amazon", njeriut më të pasur në botë (Foto/Video)

“Babai im erdhi nga Qipro”, thotë ai. “Ashtu si shumë qipriotë, ai hapi dyqanet dhe kafenetë e peshkut, kështu që një pjesë të fëmijërisë sime e kalova në ato hapësira”.

“Nga një moshë shumë e re unë kisha një mentalitet të tregtimit, të bërjes së parave dhe të rritjes”.

Ndërsa shitja e biznesit në vitin 2006 e bëri atë shumë të pasur, ai thotë se megjithatë kishte një ndjenjë të çuditshme.

“Mbaj mend të kem qenë në zyrë kur paratë hynë në llogarinë time bankare dhe mendova se kjo gjë do të më bënte vërtet të lumtur”, thotë ai. “Por nuk ishte një ndjenjë e tillë”.

Michael, pasuria e të cilit llogaritet tanimë rreth 150 milionë funte, filloi sipërmarrjen e tij të fundit në prill të vitit 2013.

Bark.com është një platformë për njerëzit që të rezervojnë profesionistë lokalë, si mësuesit e muzikës dhe trajnerët personalë.

Kjo platformë tani ka 30 punonjës dhe më shumë se 20 milionë përdorues në mbarë botën. /Telegrafi/