Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka thënë se aleanca ushtarake është duke studiuar “mundësi të shumta” për t’u përballur me shkeljet e supozuara të Rusisë në marrëveshjen për kontrollin e armëve, mirëpo sipas tij aleatët perëndimorë dëshirojnë t’i ikin “garës së re të armëve”.
Stoltenberg ka folur më 13 shkurt në selinë e NATO-s në Bruksel, ku ministrat e Mbrojtjes së aleancës kanë diskutuar se çfarë duhet bërë pasi Uashingtoni dhe Moska kanë braktisur Traktatin për Forca Bërthamore me Rreze të Mesme.
“Kjo është shumë serioze. Ne do të shqyrtojmë situatën”, ka thënë Stoltenberg, duke shtuar se përgjigjja e NATO-s “do të jetë e matur dhe se do të ketë qëllim të mbrojtjes, për t’i ikur një gare armësh”.
Më 2 shkurt, Shtetet e Bashkuara kanë prezantuar procesin gjashtëmujor të largimit nga ky pakt, pasi Uashingtoni dhe NATO-ja vazhdimisht kanë akuzuar Moskën për shkelje të marrëveshjes, duke zhvilluar raketën, 9M729, të njohur edhe ai SSC-8.
Rusia në anën tjetër ka mohuar akuzat, dhe është tërhequr po ashtu nga ky pakt, i cili parasheh zhvillimin, prodhimin dhe pozicionimin e raketave tokë-ajër me rreze nga 500 deri në 5,000 kilometra.
Zyrtarët amerikanë kanë thënë se Rusia mund të ruajë paktin duke e zbatuar atë, mirëpo Moska e ka bërë të qartë se nuk e ka në plan të shkatërrojë raketën, 9M729.
Stoltenberg ka thënë se NATO-ja ka “një varg mundësish” mirëpo nuk ka ofruar detaje tjera.
Ai po ashtu ka theksuar se aleatët e aleancës “nuk kanë qëllim që të pozicionojnë ndonjë sistem bërthamor në Evropë”.
Më 12 shkurt, shefi i NATO-s ka thënë se Moska “vazhdon të zhvillojë dhe pozicionojë disa batalione të raketave SSC-8”.
Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Ursula von der Leyen, nuk e ka hedhur poshtë ndonjë formë të kapacitetit mbrojtës, duke përfshirë armët bërthamore, si përgjigje ndaj raketave me kapacitet bërthamor të Rusisë.
“Pikërisht pse jemi në fillim të diskutimit, është e rëndësishme që ne të mos fillojmë me krijimin e hierarkisë, apo që të kemi qëndrime individuale, mirëpo që të diskutojmë në tavolinë”, ka thënë der Leyen para nisjes së negociatave me homologë të NATO-s.
Sekretari britanik i Mbrojtjes, Gavin Williamson ka thënë se NATO-s, i duhet “të bëjë përpjekje për t’u siguruar se Rusia është duke vepruar” sipas paktit për Armë Bërthamore.
“Kemi ende një periudhë prej gjashtë muajsh, dhe kemi mundësi të bëjmë një gjë të tillë”, ka thënë Williamson.
“Mirëpo deri atëherë, neve na duhet të kemi të hapura të gjitha mundësitë, ashtu që të përballemi në mënyrën më të mirë me këtë rrezik të së ardhmes”.
Stoltenberg ka njoftuar se do të realizojë një takim me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov, në një konferencë për sigurinë më 15 shkurt.
“Mendoj se është e rëndësishme që të kemi dialog me Rusinë, sidomos në kohën kur përballemi me kaq situatë kaq të vështirë sikurse tani”, ka thënë shefi i NATO-s. /rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Turistja gjeti vdekjen pasi “ra nga parashuta” në mes të fluturimit – momenti i aksidentit në një zonë të Kolumbisë
Trump kërcënon Putinin me ‘taksa, tarifa dhe sanksione’ nëse ai nuk ndalon luftën në Ukrainë
Alternativa e ekstremit të djathtë për Gjermaninë merr donacionin më të madh financiar
Zbulohen detaje të letrës që Biden i la Trump
Anija spiune ruse hynë në ujërat britanike, Londra zyrtare mesazh Putinit: Ne ju shohim, dimë se çfarë po bëni
Pas vendimit të Trumpit, anulohen fluturimet e refugjatëve drejt SHBA-së
Alternativa e ekstremit të djathtë për Gjermaninë merr donacionin më të madh financiar
"Gjesti flet vetë": Gjermanët reagojnë ashpër ndaj “përshëndetjes naziste” të Musk
Trump fali themeluesin e Silk Road, i cili u dënua me burgim të përjetshëm për shitje droge
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!