LAJMI I FUNDIT:

Restaurohet ikona, “Mbledhja e Kryeengjëjve”

Restaurohet ikona, “Mbledhja e Kryeengjëjve”

Në laboratorin e restaurimit të veprave të artit, pranë Institutit të Monumenteve të Kulturës, specialistët e sektorit të artit kanë kryer ndërhyrje konservuese-restauruese në ikonën “Mbledhja e Kryeengjëjve”.

Kjo ikonë është marrë nga Kisha e Shën Mëhillit në Mingul të Gjirokastrës. Ikona është pjesë e fondit të Muzeut Historik Kombëtar.


Gjendja fillestare e ikonës ishte mjaft e degraduar, për këtë arsye specialistët realizuan ndërhyrjen e parë emergjente mbi të, për të vijuar më tej me ndërhyrjet të cilat bënë të mundur nxjerrjen në dritë të një tjetër thesari arti.