Në raportin e departamentit analitik të Parlamentit Evropian të titulluar “Marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës: konfrontimi ose normalizimi”, thuhet se që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, mbi 100 vende e kanë njohur vendin Kosovën përfshirë 23 vende anëtare të BE-së, por njohja e plotë dhe anëtarësimi në shumicën e organizatave ndërkombëtare është ende larg.
Në raport theksohet se Serbia dhe Kosova duan të jenë anëtare të Bashkimit Evropian – Serbia si vend kandidat dhe Kosova si kandidat potencial. Megjithatë, BE-ja këmbëngul se Serbia duhet të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën para se t’i bashkohet BE-së. Që nga viti 2011, me ndërmjetësimin e BE-së, këto dy vende fqinje kanë zgjidhur disa nga çështjet teknike, por mosmarrëveshjet po pengojnë bashkëveprimin e përditshëm mes tyre në fusha siç është tregtia, furnizimi me energji dhe udhëtimi ndërkufitar, transmeton Telegrafi.
Në raport ndër tjera thuhet se një nga pengesat kryesore është gjendja e pakicës serbe në Kosovë. Një në 12 kosovarë janë serbë dhe gati gjysma e tyre janë të vendosur në pjesën veriore. Dhe përkundër përpjekjeve për të integruar veriun që është i banuar me shumicë serbe me pjesët tjera të vendit, Prishtina ende po e ka problem ta kontrollojë atë rajon. Në vitin 2013 dhe 2015, është arritur pajtim që zonave me shumicë serbe në Kosovë t’i jepet autonomi, por përparimi sa i përket këtij aspekti është bllokuar tani.
Në vitin 2018, presidenti i Kosovës dhe homologu i tij serb dolën me idenë e “korrigjimit kufitar”, ndoshta duke përfshirë shkëmbimin e veriut të Kosovës që banohet me shumicë serbe me disa rreth serbe që banohen kryesisht nga shqiptarët. Megjithatë, propozimi është kritikuar nga Gjermania, që frikësohet se çfarëdo shkëmbimi i territoreve rrezikon të shkaktojë paqëndrueshmëri duke vënë kështu në pikëpyetje kufijtë e Ballkanit Perëndimor. Gjithashtu ekziston një kundërshtim i fuqishëm i brendshëm për këtë lëvizje si në Kosovë ashtu dhe në Serbi, thuhet ndër tjera në raportin e PE-së.
Dhe përkundër presioneve të rritura ndaj të dy palëve që të arrihet më në fund një marrëveshje që mund të hapë derën e anëtarësimit në BE, marrëdhëniet mbeten të tensionuara dhe përparimi drejt normalizimit ka mbetur në një pikë, thuhet në fund të këtij raporti. (Përmbajtja e këtij dokumenti është përgjegjësi e autorit Martin Russell dhe opinionet e shprehura në të nuk duhet të kuptohen si qëndrim zyrtar i Parlamentit). /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇka është dialogu strategjik për të cilin angazhohet SHBA-ja?
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Detaje se si vdiq 36-vjeçari në QKMF-në në Podujevë
Telefonata e vajzës që alarmoi Tiranën, zbulohet çfarë gjeti policia në apartamentin në Astir
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025