Trupi i këngëtarit Michael Jackson mund të zhvarroset për testet e ADN-së pas akuzave të reja për abuzime seksuale të fëmijëve, sipas një kërkese të bujshme të mediave amerikane.
Njëmbëdhjetë njerëz thuhet se kanë shprehur dëshirën për të kërkuar që trupi të hiqet nga varri i tij në Kaliforni dhe të shqyrtohet për dëshmi të ADN-së, sipas Radar Online.
Por pretendimet e habitshme të mediave janë goditur me komente të shumta të cilat i cilësojnë si tërësisht “të pavërteta” dhe “keqdashëse” për Michael Jacksonin, dhe është kërkuar nga Radar që të flasë me “burime të besueshme”, raporton The Sun.
Radar Online pohon se “provat e krimeve” qëndrojnë “varrosur me Mbretin e muzikës Pop”.
Faqja e internetit tha se trupi i Jacksonit “mund të zhvarroset për të provuar se ai ishte një molester serioz”, pasi viktimat e dyshuara të sulmeve seksuale u ngritën duke pohuar se ata ishin keqtrajtuar nga ylli.
Ekspertët mjeko-ligjorë me sa duket i thanë Radar se gjurmët e lëkurës dhe thonjtë do të mbeteshin në trupin e tij.
Por pretendimet janë hedhur poshtë nga agjenti i pasurive të Michael Jacksonit, i cili ka reaguar me një letër të zemëruar në faqen e internetit.
Ai thotë se trupi i këngëtarit nuk do të zhvarroset për testet e ADN-së.
Duke kërkuar të dinte se kush saktësisht kishte pohuar se do të zhvarrosej, agjenti i pasurive tha se “ishin të habitur që askush nuk u tha atyre për këtë zhvillim të pazakontë”.
Ai gjithashtu vuri në dukje se Zyra e Prokurorit të Rrethit të Santa Barbara nuk ishte në gjendje të gjente viktima të mëtejshme për akuzat kundër këngëtarit.
Letra tha se “asgjë në artikull nuk është e vërtetë. Artikulli është plot me keqdashje dhe ndoshta deklarata të rreme.
“Nuk është praktika jonë e zakonshme t’u tregojmë personave në profesione të tjera se si të bëjnë punët e tyre, por këtu do të bëjmë një përjashtim.
“A mund të sugjerojmë që të provoni diçka ndryshe në të ardhmen dhe të bisedoni me burime të vërteta, të arsyeshme dhe të besueshme?”, thuhet në letrën e agjentit të pasurive. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBes Kallaku feston gjashtëmujorin e të birit Amen, me një fotografi të rrallë
"Kush është ai artist para Allahut", bëhet virale një video e Feros në rrjetet sociale
Në Big Brother miq të ngushtë, por Efi tani thotë se nuk do t'i flasë kurrë më Luiz Ejllit
“Do të lajë dhe do të marrë në shtëpi” - merr vëmendje një video e Xhensilës duke puthur fëmijët rom
Robert Berisha nuk e përjashton mundësinë për një dasmë të dytë - tregon se si u njoh me partneren e tij 23 vjeçare
Holanda përjashtohet nga finalja e "Eurovision 2024"
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak
Zvicra fiton "Eurovision 2024"
Holanda përjashtohet nga finalja e "Eurovision 2024"
Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron