LAJMI I FUNDIT:

QKK, marrëveshje me “Tatino Films”

QKK, marrëveshje me “Tatino Films”

Në shtandin e Kosovës në Berlinale u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit në mes të Qendrës Kinematografike të Kosovës dhe “Tatino Films” që do t’ua mundësojë filmbërësve nga Kosova, trajnimin, këshillimin dhe mbikëqyrjen nga ana e pesë ekspertëve ndërkombëtarë për projektet e filmave fitues të metrazhit të gjatë të cilat janë në fazën e post-produksionit.

Bashkëpunimi do të realizohet përmes punëtorisë intensive First Cut Lab Kosovo që fillon këtë vit.

Kryesuesja e Këshillit Drejtues të QKK-së, Ilire Vinca, u shpreh e lumtur që ekspertët e First Cut Lab do të jenë me ne të ofrojnë e njohuritë më të avancuara në ngritjen e nivelit kinematografik.


Në anën tjetër, QKK ka thënë se pret që marrëveshja të rrisë kapacitetin profesional në sektorin kinematografik të Kosovës.