LAJMI I FUNDIT:

Ambasdorja amerikane në NATO: Të tejkalohen problemet historike Kosovës-Serbi

Ambasdorja amerikane në NATO: Të tejkalohen problemet historike Kosovës-Serbi

Ambasadorja e SHBA-së pranë NATO-s Kay Bailey Hutchison vlerëson se normalizimi i marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë do të lehtësonte problemet e tjera në të dy anët.

“Ne duam që Kosova dhe Serbia të punojnë së bashku në normalizimin, i cili do të kontribuojë në zbutjen e shumë çështjeve të tjera të hapura që kanë të dyja vendet”, tha ajo.


Diplomatja amerikane thotë se dëshira e NATO-s është që të tejkalohen problemet historike dhe të krijohet vendosja e të drejtës përfshirëse të pakicave në të dyja anët e kufirit.

Kur është fjala për marrëdhëniet me FSK-në pas ndryshimit të mandatit në ushtri, ambasadorja Hutchison vlerëson se Aleanca do të vazhdojë të punojë me autoritetet e Kosovës për vendosjen e shërbimit ushtarak, i cili do të rregullohej në mënyrë të duhur.

“Kjo do të thotë përfshirjen e të gjitha grupeve minoritare, por gjithashtu rritja e forcave është për dobinë dhe sigurinë e Kosovës”, përfundoi Hutchison.

Ambasadorja amerikane ndodhet në Bruksel, ku në takimin ministror të mërkurën dhe të enjten pritet diskutimi mbi angazhimin e mëtejshëm të NATO-s me Forcën e Sigurisë së Kosovës pas ndryshimit të mandatit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori