LAJMI I FUNDIT:

Lahi Brahimaj ftohet nga Gjykata Speciale

Lahi Brahimaj ftohet nga Gjykata Speciale

Gjenerali i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Dukagjini, Lahi Brahimaj është i ftuari i radhës nga Prokuroria e Dhomave të Specializuara pranë Gjykatës Speciale.

Ai ka pohuar se ka marrë këtë ftesë nga dhomat e specializuara dhe se do të intervistohet këto ditë nga prokurorët.


“E kom marrë ftesën, jemi në organizim të procedurave. Do të shkoj. Votën si deputetë e kam dhënë kundër kësaj gjykate, sepse një Kosovë, një UÇK,  nuk e meriton këtë gjykatë. Vota ime është kundër, por shumica e Parlamentit të Kosovës kanë vendosur ndryshe, unë e respektoj votën e shumicës dhe do të shkoj. Nuk është e specifikume se në çfarë cilësie jam i ftuar nga Gjykata Speciale”, ka thënë Brahimaj për KosovaPress.

Brahimaj ka refuzuar të tregojë se kur është data që do të intervistohet, madje nuk ka treguar se edhe në çfarë cilësie është i ftuar, pasi siç tha ai, nuk është e specifikuar.

Megjithatë, ai ka thënë se do të dëshmojë pafajësinë e UÇK-së.

“Një që ta bëjë të qartë se si nuk i kam turpëru bashkëluftëtarët e mi edhe familjarët e mi që janë vrarë, kur kam qenë herën e parë, nuk kom me i turpru edhe kësaj radhe. Unë UÇK-në kom me bo krenare”, ka përfunduar Brahimaj.

Kujtojmë se ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK së, Lahi Brahimaj ishte i akuzuar edhe më herët nga Tribunali i Hagës ku është shpallur i pafajshëm.

Ndryshe, para pak javësh, prokurorët e Speciales kanë intervistuar në Kosovë disa ish pjesëtarë të UÇK-së, ndërsa në Hagë kishin udhëtuar vetëm Rrustem Mustafa- Remi, Sami Lushtaku dhe Faton Mehmetaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Drejtësi
Stano për strukturat paralele: BE në Kosovë mbështet një strukturë të vetme institucionale sipas kornizës së saj ligjore

Stano për strukturat paralele: BE në Kosovë mbështet një strukturë të vetme institucionale sipas kornizës së saj ligjore

Lajme
Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në

Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në "TikTok"

Kronika e Zezë
Prokuroria Speciale e fton në intervistë zëvendësministrin e Mjedisit, Hysen Durmishin

Prokuroria Speciale e fton në intervistë zëvendësministrin e Mjedisit, Hysen Durmishin

Lajme
Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Lajme
Haradinaj-Stublla: As NATO e BE nuk do të ishin fitore për Kosovën, nëse çmimi është defunksionalizimi i saj i brendshëm përmes Asociacionit

Haradinaj-Stublla: As NATO e BE nuk do të ishin fitore për Kosovën, nëse çmimi është defunksionalizimi i saj i brendshëm përmes Asociacionit

Lajme
Kalo në kategori