Raporti i grupit punues për profilizimin e universiteteve publike në vend, tashmë është në Komisionin Parlamentar për Arsim si dhe i është dorëzuar Qeverisë.
Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, ka bërë të ditur për Radio Kosovën se në këtë raport janë paraqitur dy propozime: njëri ka të bëjë me profilizimin e universiteteve publike dhe i dyti që ato të shndërrohen në dy universitete.
Grupi punues i formuar nga Ministria e Arsimit, i cili është marrë me propozimet konkrete për profilizimin e universiteteve publike, ka dorëzuar raportin në Qeveri dhe në Komisionin Parlamentar për Arsim.
Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, ka thënë për Radio Kosovën se vendimin se si do të funksionojnë universitetet duhet ta marrë Kuvendi dhe Qeveria. Ai bëri të ditur se në këtë raport janë paraqitur dy propozime.
“Në këtë raport janë dhënë dy rekomandime, i pari ka të bëjë me atë që mund të reduktohen universitetet në dy publike dhe të mbesin kampuse pjesë të tjera që sot aktualisht janë universitete, me qëllimin e vetëm që të jetë cilësia në nivel më të lartë. Mos të bëhen
konkurrentë të programeve që nuk janë kërkesë e tregut të punës. E dyta ka të bëjë me profilizimin e tyre, që secilit universitet iu kanë përzgjedhur profilet e nevojshme dhe që janë kërkesë e tregut të punës”, tha Bytyqi.
Ndërkohë, ekspertët thonë se raporti për profilizimin e universiteteve nuk është publikuar ende. Njohësi i çështjeve të arsimit, Dukagjin Pupovci, tha për Radio Kosovën se gjithsesi një zgjidhje për këto universitete duhet të gjendet, pasi, siç tha, nuk mund të mbajnë atë numër të programeve që e kanë.
“Në radhë të parë, për shkak të mungesës së stafit akademik të kualifikuar. Vetëm në institucionet publike kemi pesë fakultete juridike e pesë ekonomike, ndërkohë numri i juristëve dhe ekonomistëve të papunë është shumë i madh. Kjo i jep të drejtë atyre që duan ta rishqyrtojnë këtë situatë. Duhet vërtet të shihet se cili universitet çfarë profile mund të ofrojë.
Ndërkohë, Konferenca e Rektorëve ka reaguar lidhur me këto zhvillime, duke theksuar se Ministria e Arsimit ka penguar zhvillimin e universiteteve publike, duke mos proceduar në Kuvend statutet e tyre për miratim.
Sipas Konferencës së Rektorëve, Ministria ka për qëllim mbylljen e universiteteve publike.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëReshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së
Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje