LAJMI I FUNDIT:

Ngritet aktakuzë ndaj mësimdhënësit në Gjakovë, ngacmoi seksualisht 27 nxënës

Ngritet aktakuzë ndaj mësimdhënësit në Gjakovë, ngacmoi seksualisht 27 nxënës
Foto: Ilustrim

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur aktakuzë ndaj të dyshuarit M.V., mësimdhënës në Shkollën fillore “Mazllum Këpuska” në Gjakovë, për veprën penale ‘’keqpërdorimi i personave nën moshën 16 vjeçare’’.

Sipas aktakuzës i pandehuri B.V., që nga shtatori i vitit 2018, në cilësinë e mësimdhënësit të gjuhës shqipe në shkollën fillore “Mazllum Këpuska’’, në Gjakovë, në mënyrë të vazhdueshme ka ngacmuar seksualisht 27 nxënës të një klase në këtë shkollë, duke përdorur fjalë joshëse e duke i ledhatuar e prekur në pjesë të fytyrës dhe në pjesë të ndryshme të trupit.


Keqpërdori seksualisht 27 nxënës, 30 ditë paraburgim ndaj mësuesit të shkollës “Mazllum Këpuska” në Gjakovë
Lexo po ashtu Keqpërdori seksualisht 27 nxënës, 30 ditë paraburgim ndaj mësuesit të shkollës “Mazllum Këpuska” në Gjakovë

Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri ka përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar më lartë, njofton Telegrafi.

Rrëfimi i nxënëseve në Gjakovë, që u ngacmuan seksualisht nga arsimtari i tyre (Video)
Lexo po ashtu Rrëfimi i nxënëseve në Gjakovë, që u ngacmuan seksualisht nga arsimtari i tyre (Video)

Prokurori rastit, ka propozuar Gjykatës Themelore në Gjakovë që i pandehuri të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë.

Ndryshe, Gjykata Themelore në Gjakovë në janar të këtij viti kishte aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, duke i caktuar masën e paraburgimit prej tridhjetë (30) ditëve të pandehurit B.V. /Telegrafi/