LAJMI I FUNDIT:

Skandal në UEFA, komprometohet votimi për Komitetin Ekzekutiv

Skandal në UEFA, komprometohet votimi për Komitetin Ekzekutiv

Edhe një skandal po raportohet në shtëpinë më të madhe evropiane të futbollit ka ndodhur gjatë zgjedhjeve presidenciale në Romë, Itali.

Mediat ukrainase sot gjerësisht kanë shkruar në lidhje me skandalin e UEFA-s, i cili shpërtheu gjatë rizgjedhjes së Aleksander Ceferinit për president të Federatës Evropiane të Futbollit (UEFA).


Në fakt, siç raportohet, në qendër të skandalit ishte kryetari i Federatës së Futbollit të Ukrainës, Andriy Pavelko, i cili u zgjodh në Bordin e UEFA-s.

Sipas mediave ukrainase dhe ruse, u zbulua se dy fletët e votimit në zgjedhjen e Bordit të Komitetit Ekzekutiv që në total ishin 55-të, u “kompromentuan” në mënyrë që Pavelko të arrinte 27 votat e nevojshme për zgjedhje.

Por, Pavlenko nuk është hera e parë që dyshohet për mashtrime pasi që në ditën e votimit për Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s, ai u shpalli fajtor për 12 vepra të ndryshme në Ukrainë gjersa kundër tij janë ngritur edhe zyrtarisht akuza penale.

Ai u dënua për 12 raste të ndryshme të konfliktit të interesit në vitin 2017 dhe 2018, gjatë së cilës periudhë u argumentua se ka keqpërdorur 20 milionë euro gjatë ndërtimit të fushave të reja të futbollit dhe kishte pranuar ryshfete.

Armand Duka anëtar i Komitetit Ekzekutiv, Ceferin rizgjidhet president i UEFA-s
Lexo po ashtu Armand Duka anëtar i Komitetit Ekzekutiv, Ceferin rizgjidhet president i UEFA-s

Ndryshe, pjesë e këtij organi qeverisës të UEFA-s për herë të parë është bërë edhe Armand Duka, presidenti i Federatës së Futbollit të Shqipërisë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori