LAJMI I FUNDIT:

Hoxha: Aplikimi i Kosovës me projekte infrastrukturore në WBIF, kap shumën dhjetëra milionë euro

Hoxha: Aplikimi i Kosovës me projekte infrastrukturore në WBIF, kap shumën dhjetëra milionë euro

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Investimeve, Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ceku mundësinë e aplikimit në sektorët shtesë të miratuar nga WBIF, si: infrastruktura digjitale, Termokosi, ujëmbledhësi i Skenderajt, Studimi i fizibilitetit dhe vlerësimi i ndikimit social dhe në mjedis për ngrohje në rajonet e Ferizajt, Gjilanit, Pejës, Prizrenit, Mitrovicës, Drenasit dhe Obiliqit.

“Studimi i fizibilitetit për avancimin e infrastrukturës në shëndetësinë sekondare dhe terciare, Master plani për mbeturinat e ndërtimit dhe rrënimit për komuna, për ndërtimin e sistemit hidro-teknik Desivojcë – Kremenatë – Gjyrishevc, për ALKOGAP – tubacioni i gazit nga Shqipëria në Kosovë si dhe Master planin e gazit për Kosovën.

Ministrja Hoxha theksoi rëndësinë e projekteve të reja që duhet të shtohen në kuadër të listës prioritare të Projekteve infrastrukturore, si dhe të bëhet rishikimi i listës në tërësi për asistencën teknike të Kornizës Investuese të Ballkanit Perëndimor (WBIF)”, thuhet në njoftim.

Në fund, u miratua kjo listë e projekteve, të propozuara nga Ministrja Hoxha dhe ministritë përkatëse që do t’i mundësojnë Kosovës të aplikojë në raundin e 9-të të thirrjes për aplikim me projekte konkrete në fondet e WBIF, projekte këto që kapin shumën e dhjetëra milionë euro, dhe që në mënyrë të drejtpërdrejtë do të përmirësojnë jetën dhe mirëqenien e qytetarëve të Republikës së Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Dukagjini Resort – Ky është projekti përrallor 80 milionësh që do ta transformojë këtë pjesë të Shëngjinit

Dukagjini Resort – Ky është projekti përrallor 80 milionësh që do ta transformojë këtë pjesë të Shëngjinit

Ekonomi
Qumështorja Vita - Dashuria dhe puna e palodhshme e më shumë se 1500 fermerëve!

Qumështorja Vita - Dashuria dhe puna e palodhshme e më shumë se 1500 fermerëve!

Qumështorja Vita
Njoftim për shqiptarët e Gjermanisë dhe Zvicrës të cilët duan të udhëtojnë drejt Kosovës

Njoftim për shqiptarët e Gjermanisë dhe Zvicrës të cilët duan të udhëtojnë drejt Kosovës

AlbaSky
Creative Hub prezenton metodën 4 orë punë të premteve

Creative Hub prezenton metodën 4 orë punë të premteve

Creative Hub Kosovo
Siguria në udhëtim, PrishtinaTicket është anëtare e Swiss Travel Security

Siguria në udhëtim, PrishtinaTicket është anëtare e Swiss Travel Security

Prishtina Ticket
Nga 24 qershori shtohen linjat e fluturimeve Kosovë-Zvicër dhe anasjelltas, pritet ulje e çmimeve

Nga 24 qershori shtohen linjat e fluturimeve Kosovë-Zvicër dhe anasjelltas, pritet ulje e çmimeve

Ekonomi
Kalo në kategori