LAJMI I FUNDIT:

Pengojnë personat zyrtarë gjatë detyrës, arrestohen dy persona

Pengojnë personat zyrtarë gjatë detyrës, arrestohen dy persona

Dy persona janë arrestuar pasi njëri kishte detyruar punëtorin e një lokali të qëndrojë në tavolinë me të si dhe t’i japë gjësende pa paguar, ndërsa i dyshuari i dytë kishte penguar zyrtarët policorë gjatë arrestimit të dyshuarit tjetër.

Ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 05:00 në rrugën “Kamenicë”, në Gjilan.


“Janë arrestuar dy të dyshuar, ku njëri kishte detyruar punëtorin e një lokali, të qëndrojë në tavolinë me të si dhe t’i japë gjësende pa paguar, ndërsa i dyshuari i dytë kishte penguar zyrtarët policorë gjatë arrestimit të dyshuarit tjetër”, thuhet në raport.

Sipas raportit të policisë, me vendimin e prokurorit, dy të dyshuarit dërgohen në qendrën e mbajtjes. /Telegrafi/