Kanë kaluar më shumë se 40 ditë nga koha kur katër kryetarët e komunave veriore të Kosovës me shumicë serbe dhanë dorëheqje.
Ndërkohë tashmë kanë kaluar të gjitha afatet ligjore për shqyrtimin e këtyre dorëheqjeve, por Zyra Ligjore në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal ende nuk ka dalë me vendim nëse duhet të pranohen këto dorëheqje ose jo.
Lidhur me këtë, Ahmet Rushiti nga KDI ka thënë për Telegrafin se vendimi i tyre për dorëheqje është politik dhe se nuk dihet saktë se si e kanë paraqitur dorëheqjen e tyre pasi që MAPL po kërkon interpretim ligjor të tyre.
“Arsyeja përse po neglizhohet ky rast është për shkak të situatës së ndjeshme në veri të vendit, ose mund të jetë pjesë e lojës së Listës Serbe njëjtë siç kanë vepruar me dorëheqjet e tyre në Qeverinë e Kosovës, ku vazhdojnë ti mbajnë pezull pozitat e tyre ndërkaq ende paguhen nga buxheti i Kosovës. Edhe në këtë rast mendoj se MAPL dhe Qeveria e Kosovës janë duke përgatitur një interpretim dhe komentim ligjor të këtij procesi dhe që pastaj pas një vendimi politik, ndoshta mund të ketë një rikthim të këtyre kryetarëve në pozitat e tyre ose thjeshtë të mbahen pezull këto pozita”, ka thënë Rushiti.
Më tej, Rushiti ka theksuar se kryetarët e komunave e marrin mandatin nga qytetarët dhe e dorëzojnë para qytetarëve, dhe se presidenca duhet të kërkojë që të shkohet në zgjedhje në këto komuna.
“Presidenca të rekomandoj që sipas ligjeve në fuqi të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme dhe që përbërja aktuale e KQZ-së ti organizojë këto zgjedhje. Mirëpo, rreziku i kësaj qëndron se nëse vendoset për zgjedhje të jashtëzakonshme në këto katër komuna, Lista Serbe si forcë dominante në këtë pjesë mund të kërkojë bojkotimin e tyre nga qytetarët e këtyre komunave, dhe që mund të ndikonte në legjitimitetin qytetar të këtyre zgjedhjeve. Por, frika më e madhe qëndron se kjo mund të bëhet pjesë e dialogut që po zhvillohet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka theksuar Rushiti.
Në anën tjetër, Valmir Ismaili nga Demokracia Plus, ka theksuar se pavarësisht dorëheqjeve të kryetarëve të katër komunave veriore, të njëjtit janë duke punuar normalisht.
“Është një situatë interesante me dorëheqjet e ofruara nga kryetarët e komunave në veri të vendit për faktin që edhe pse në letër ata kanë dhënë dorëheqje, nga informatat në terren del që ata janë duke punuar normalisht”, ka thënë Ismaili për Telegrafin.
Ismaili ka theksuar se duke e parë situatën e papërshtatshme politike në vend, institucionet në Prishtinë e kanë pranuar një lloj situate të tillë, ku ata nuk i shpallin zgjedhjet për kryetar dhe e pranojnë qeverisjen ‘në hije’ të komunave në veri.
“Një situatë e tillë krijon mundësinë që mos të ketë transparencë në punën që bëjnë komunat në veri të vendit dhe rrjedhimisht krijohet hapësirë për keqpërdorime të ndryshme të cilat mund të ikin pa u ndëshkuar. Në aspektin ligjor, është duke u krijuar një precedent i rrezikshëm pasi që nuk janë duke u zbatuar afatet ligjore për organizim të zgjedhjeve në rastet kur një kryetar komune jep dorëheqje”, u shpreh Ismaili.
Telegrafi ka provuar të marrë përgjigje nga ana e Qeverisë së Kosovës, por të njëjtit nuk janë përgjigjur.
Më 27 nëntor të vitit që lamë kryetarët e katër komunave të Mitrovicës së veriut, Zubin Potokut, Leposaviqit dhe Zveçanit kanë paraqitur dorëheqjet e tyre si reagim ndaj taksës së vendosur nga Qeveria e Kosovës për mallrat me origjinë nga Serbia. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëGjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut
Rashiq: Rakiq u rrah për mashtrimet ndaj serbëve në veri
Sa mjekë e infermierë nuk ishin në vend të punës gjatë kontrollit të komisionit të QKUK-së në vitin 2023?
Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja
"Kosova mund të zbatojë njëanshëm Marrëveshjen e Brukselit", analistët: Deklaratat e presidentes, produkt i presionit ndërkombëtar
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tre personave për shpërdorim të pasurisë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Përdoruesit e Netflix zbulojnë momentin e saktë të kurdisjes së duelit Paul-Tyson
Eksperti i gjuhës së trupit tregon momentin e saktë kur dueli mes Jake Paul dhe Mike Tyson ndryshoi kahje
Benjamin Imeri shkatërroi boksierin serb qysh në raundin e parë – gjyqtari ndërpreu meçin
Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut
Ndërsa huliganët serbë po digjnin flamurin shqiptar, Granit Xhaka përplasje me dhjetëra lojtarë në ndeshjen Zvicër-Serbi
Gjyqtari i CAS-it tregon dënimin që e pret Rumaninë pas incidenteve në ndeshjen me Kosovën