LAJMI I FUNDIT:

KS i OKB-së diskuton sot për Kosovën

KS i OKB-së diskuton sot për Kosovën

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të shqyrtojë të enjten raportin tre mujor të punës së misionit të UNMIK-ut në Kosovë.

Takimi i Këshillit të Sigurimit të OKB-së, në rend dite do të ketë raportin tre mujor të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guteres thuhet në njoftimin e OKB-së.

Raporti tre mujor i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, ka nxitur reagimin e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili ka thënë të mërkurën se raporti nuk e pasqyron realitetin dhe se “Qeveria e Kosovës i ka shkëputur gjitha kontaktet me misionin e UNMIK-un”.


Mirëpo në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësi i UNMIK-ut, Sanam Dolatshahi ka thënë se “Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë UNMIK, mbetet i përkushtuar në rolin që ka për të iu shërbyer qytetarëve të Kosovës në bazë të mandatit që buron nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara”.

Zëdhënësi Dolatshahi, tha se raporti i Sekretarit të Përgjithshëm mund të jetë cituar në mënyrë jokorrekte nga ana e disa mediave pasi ai ka qenë faktit.

Raporti, sipas tij, vetëm përshkruan në mënyrë kronologjike rrjedhën e vendosjes së tarifës ndaj mallrave serbe nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Në trend Lajme

Më shumë
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Kalo në kategori