LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria e Gjilanit kërkon paraburgim për të miturin e përfshirë në përleshje fizike

Prokuroria e Gjilanit kërkon paraburgim për të miturin e përfshirë në përleshje fizike

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për të Mitur, ka marrë aktvendim për fillim e procedurës përgatitore ndaj të miturve A.H., A.L., SH.H., S.L., dhe B.L, pasi që pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete në shkollë.

Ndërsa, për të miturin A.H., është paraqitur edhe kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, në Gjykatën Themelore në Gjilan, për shkak të dyshimit të veprës penale “Lëndim i rëndë trupor”, pasi që masat e tjera do të ishin të pamjaftueshme për zbatimin e suksesshëm të procedurës penale.


Ekziston dyshimi i bazuar që, më 6 shkurt 2019, në shkollën e mesme “Zenel Hajdini”, në Gjilan, të miturit janë përleshur mes vete, duke e goditur njëri tjetrin me grushte dhe shqelma në pjesë të ndryshme të trupit, me ç’rast i mituri A.H., gjatë përleshjes e ka goditur me grusht në hundë të dëmtuarën e mitur M.O., që kishte bërë përpjekje për t’i ndarë, të cilës i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore, për të cilat është detyruar të kërkojë ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente të Spitalit Regjional në Gjilan.

Gjithashtu, si pasojë e rrahjes, lëndime të lehta trupore ka pësuar edhe i mituri A.H., i cili ka pranuar tretman mjekësor.

Të miturit A.L. dhe SH.H., dyshohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, ndërsa të miturit S.L. dhe B.L., dyshohen për veprën penale “Sulm”.

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori