Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, mori sot pjesë në takimin e rregullt të Këshillit Ministror për Integrim Evropian, të kryesuar nga ministrja Dhurata Hoxha, për të debatuar rreth rishikimit të Agjendës për Reforma Evropiane (ERA) si dhe diskutimi e miratimi përfundimtar i prioriteteve të reja.
Me këtë rast, kryeministri Haradinaj, tha se takimi i sotëm është dëshmi e seriozitetit që kanë institucionet e vendit, posaçërisht Qeveria, që tashmë kanë krijuar një njohuri dhe vetëbesim më të madh dhe nivel të detyrës.
“Ajo që na mbetet, është që në periudhën që kemi para vetes, sa i përket prioriteteve të ERA II, t’i evitojmë mangësitë e të kaluarës, në raste të caktuara pasaktësitë në identifikim të veprimit”, tha kryeministri Haradinaj, duhet shtuar se në të ardhmen akterët e përfshirë duhet të jenë ndërveprues dhe të kenë bashkëpunim të mirë ndërinstitucional.
Kryeministri Haradinaj shprehu respekt për gjithë punën që është bërë, për zbatimin e prioriteteve të ERA I dhe zbatimin që do të bartet në ERA II, identifikimin e prioriteteve të ERA II, për të cilat do të dakordohen për dinamikat implementuese.
Kryeministri Haradinaj tha se më në fund ka një qartësi më të madhe në zbatim nga ana tyre dhe se mund të flitet për sukses.
Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, tha se, janë mbledhur për të diskutuar prioritetet e ERA II apo procesit që ka qenë në bashkëpunim të ngushtë me Zyrën e Bashkimit Evropian, gjegjësisht edhe Zyrën e Komisionerit Hahn.
Pas përmbledhjes që i bëri zbatimit të ERA I dhe prioriteteve që kanë pasur, ministrja Hoxha tha se ERA II ka gjithsejtë 19 prioritete të ndara në tri shtylla. Shtylla e parë: Qeverisja e mirë dhe sundimi i ligjit, që i ka pesë prioritete; Shtylla dytë: Konkurrueshmëria, klima e investimeve dhe zhvillimi i qëndrueshëm, që i ka gjashtë prioritete; dhe Shtylla tretë: Punësimi dhe arsimi, që ka tetë prioritete.
Ministrja Hoxha tha se ERA e ka pasur një afat kohor një vjeçar, ndërsa ERA II ka një afat kohor deri në fund të vitit 2020.
Në këtë takim të pranishëm ishin edhe ministrat, Bedri Hamza, Valdrin Lluka, Shyqiri Bytyqi, Abelard Tahiri, Skender Reçica, Ekrem Mustafa, të cilët në fjalën e tyre janë zotuar se do t’i çojnë përpara këto procese që lidhën me ERA II.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDroni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë