LAJMI I FUNDIT:

Nisin provat për “Grammy Awards”, Dua Lipa pritet të dhurojë performancë spektakolare të dielën

Nisin provat për “Grammy Awards”, Dua Lipa pritet të dhurojë performancë spektakolare të dielën
Dua Lipa (Foto: Frederick M. Brown/Getty Images/Guliver)

Mbrëmja më e madhe e ndarjes së çmimeve të muzikës, “Grammy Awards” po afron.

Të dielën më 10 shkurt, tapeti i kuq do të shtrohet në hyrje të “STAPLES Center”, në Los Angeles të Kalifornisë, për shumë nga yjet botërorë të muzikë.


Dua Lipa me paraqitje glamuroze në promovimin e "Alita: Battle Angel" në Los Angeles
Lexo po ashtu Dua Lipa me paraqitje glamuroze në promovimin e "Alita: Battle Angel" në Los Angeles

Aty të pranishme do të jenë edhe këngëtaret e famshme shqiptare: Rita Ora, Dua Lipa dhe Bebe Rexha.

Këto dy të fundit kanë një arsye më tepër për ta shijuar mbrëmjen, ngase janë të nominuara për dy nga çmimet e mbrëmjes.

Dua Lipa, e nominuar në dy kategori në “Grammy Awards” (Foto: Frazer Harrison/Getty Images/Guliver)

Dua kandidon në çmimin për “Këngën më të mirë ritmike” për këngën “Electricity” (bashkëpunim me Diplo dhe Mark Ronson), si dhe për çmimin “Artistja e re më e mirë”, në po të njëjtën kategori që gjendet e nominuar edhe Bebe Rexha.

Përveç të tjerash, Dua do të ngjitet edhe në skenë për të performuar para publikut gjigant të “Grammy Awards”.

Këngëtarja Lipa pritet të dhurojë një performancë spektakolare në skenën e “Grammy Awards” (Foto: Kevin Winter/Getty Images/Guliver)

Këngëtarja shqiptare do të interpretojë ‘live’ në bashkëpunim me artisten Saint Vincent, e cila gjendet e nominuar në kategoritë “Kënga më e mirë e zhanrit rock”, dhe “Albumi më i mirë i zhanrit alternative”.

Dyshja sipas gjasave do të performojnë një kolazh këngësh të tyre më të fundit, gjersa flitet se një numër special është përgatitur edhe për këngëtaren e madhe të muzikës ‘soul’, Aretha Franklin, e cila u nda nga jeta vitin e kaluar.

Dua Lipa (Foto: Alberto E. Rodriguez/Getty Images/Guliver)

Ka qenë vet Dua ajo e cila ka konfirmuar se provat për mbrëmjen e madhe kanë nisur, dhe se ndjehet shumë e entuziazmuar.

Ajo ka publikuar në rrjetin social Instagram disa fotografi nga provat që po zhvillohen në “STAPLES Center”.

“Provat për Grammy me Saint Vincent. Shihemi të gjithë të dielën”, ka shkruar këngëtarja Lipa në mbishkrimin e fotografisë.

Performanca të tjera në mbrëmjen e madhe të ndarjes së çmimeve “Grammy Awards”, përfshijnë artistë të tjerë të mëdhenj si: Cardi B, Janelle Monae, Post Malone, Red Hot Chili Peppers, Lady Gaga dhe Mark Ronson. /Telegrafi/

Dua Lipa (Foto: Eamonn M. McCormack/Getty Images/Guliver)

Në trend Magazina

Më shumë
Banorët e përqeshin, Graciano Tagani largohet duke qarë nga oborri i Big Brother

Banorët e përqeshin, Graciano Tagani largohet duke qarë nga oborri i Big Brother

Magazina
Heidi dhe Romeo sjellin kërcim pasionant, teksa shijojnë muzikën në oborrin e shtëpisë

Heidi dhe Romeo sjellin kërcim pasionant, teksa shijojnë muzikën në oborrin e shtëpisë

Magazina
I dashuri i Halle Berry-t, Van Hunt, publikon një fotografi nudo të aktores, për nder të Ditës së Nënës

I dashuri i Halle Berry-t, Van Hunt, publikon një fotografi nudo të aktores, për nder të Ditës së Nënës

Magazina
Bes Kallaku feston gjashtëmujorin e të birit Amen, me një fotografi të rrallë

Bes Kallaku feston gjashtëmujorin e të birit Amen, me një fotografi të rrallë

Magazina
“Ta ngul thikën dhe qesh” - Aktori Jul Deda dhe Graciano Tagani flasin për konkurrenten e BBVA

“Ta ngul thikën dhe qesh” - Aktori Jul Deda dhe Graciano Tagani flasin për konkurrenten e BBVA

Magazina
Në Big Brother miq të ngushtë, por Efi tani thotë se nuk do t'i flasë kurrë më Luiz Ejllit

Në Big Brother miq të ngushtë, por Efi tani thotë se nuk do t'i flasë kurrë më Luiz Ejllit

Magazina
Kalo në kategori