LAJMI I FUNDIT:

Ruskoska: PSP duhet të jetë njësi e veçantë në Prokurorinë Publike

Ruskoska: PSP duhet të jetë njësi e veçantë në Prokurorinë Publike

Kryetarja e Prokurorisë për krim të organizuar dhe korrupsion, Vilma Ruskoska vlerëson se Prokuroria Speciale Publike duhet të përfshihet si njësi e veçantë në Prokurorinë Publike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ruskoska thotë se vendimi i fundit i Gjykatës së Lartë lidhur me PSP-në, është joligjore.

“Ajo çka ka bërë është joligjore. Gjykata e Lartë sipas afatit përcaktues nuk ka të drejtë ligjor të interpretojë ligj ose nen të ligjit. Sipas legjislacionit aktual për këtë është kompetente Komisioni ligjvënës në Kuvend. Gjykata e Lartë mund të merr qëndrim të përgjithshëm vetëm nëse ka zbatim të ndryshëm të një ligji, si për shembull gjykatat të interpretojnë ndryshe një ligj, atëherë Gjykata e Lartë duhet të marrë qëndrim të përgjithshëm se si duhet të procedohet”, deklaroi Ruskoska në emisionin “Peçat na nedela” në “1Tv”.


Për atë nëse “bombat” që do të dërgohen në Gjykatën e Lartë do të llogariten si të pavlefshme, Ruskoska tha se sipas hapave të fundit nga Gjykata e Lartë, nuk do të ishte habitur nëse do të bënin këtë.

“Qëndrimi i Komisionit të Venedikut është se ata mund të përdoren si dëshmi materiale. Do të ishte mjaftë e keqe si për PSP-në si për shtetin nëse ato paraqiten si të pavlefshme”, tha Ruskoska, duke shtuar se edhe pse inçizimet janë marr në mënyrë jolegale, ato duhet të shfrytëzohen si dëshmi, sepse janë në interes të hetimeve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori