LAJMI I FUNDIT:

Pas rastit në Drenas, Pacolli kërkon listë publike të ofenduesve seksualë

Pas rastit në Drenas, Pacolli kërkon listë publike të ofenduesve seksualë

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli ka thënë se abuzimi i së miturës në Drenas nga polici dhe mësimdhënësi, është shkelje e dinjitetit dhe vlerave të demokracisë.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Pacolli ka kërkuar që të publikohet lista e ofenduesve seksual.

Ai ka thënë se këtyre, do të duhet tu ndalohej ushtrimi i pozitave zyrtare, transmeton Telegrafi.


“Rasti i nëpërkëmbjes dhe cënimit deri në skllavërim, i një vajze 16 vjeçare, dëshmon dështimin e një morie institucionesh, prandaj së shpejti do të propozoj që sikurse në botën e civilizuar dhe demokratike, këta shkelës monstruoz dhe kushdo që guxon të prek nderin dhe moralin e tjetrit, të konfirmuar me vendim nga një gjykate, me automatizëm të figuroj në një listë publike të ofenduesve seksual”, ka shkruar Pacolli.

Thaçi: Abuzimi me nxënësen e mitur, një prej ndodhive më tronditëse në Kosovën e pasluftës
Lexo po ashtu Thaçi: Abuzimi me nxënësen e mitur, një prej ndodhive më tronditëse në Kosovën e pasluftës

Ai ka kërkuar një veprim urgjent të institucioneve, duke thënë se ligji nuk duhet të qëndroj indifirent ndaj këtyre zhvillimeve.

“I alarmuar nga rasti i sotshëm monstruoz i shkeljës së dinjitetit dhe i fyrjes që i bëhet vlerave e traditës sonë, si dhe cënimit të vet themeleve ligjore e institucionale nuk mund të qëndroj indiferent nga ajo çfarë pamë e dëgjuam sot.  Kupa është mbushur, duhet veprim urgjent institucional”, ka shkruar Pacolli.

Ndryshe, në lidhje me rastin e abuzimit të nxënëses nga Drenasi, kanë reaguar edhe kryeministri Haradinaj, dhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli. /Telegrafi/