LAJMI I FUNDIT:

Një dyqan i lirë rus në Gjermani është mbyllur pas pesë ditësh, sepse është shitur i gjithë malli!

Një dyqan i lirë rus në Gjermani është mbyllur pas pesë ditësh, sepse është shitur i gjithë malli!

Torgservis, zinxhiri i parë rus i tregtisë në tregun e Evropës Perëndimore, mbylli dyqanin e tij në Leipzig të Gjermanisë, vetëm pas pesë ditëve që ishte hapur.

Dhe arsyeja, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, është shumë interesante – sepse i gjithë malli ishte shitur.


Sipas mediave, një dyqan i tillë është hapur në pjesën lindore të Gjermanisë të mërkurën e kaluar.

Aduti i tyre kryesor ishte çmime të ulëta – më të ulëta se ato në zbritjet nga më të mëdha nga shitoret e famshme gjermane.

Për shembull, siç thuhet tutje, një gjysmë kilogram mishi i grirë i gatshëm për t’u pjekur kishte çmimin prej 99 cent, ndërsa një litër qumështi kushtonte rreth 50 centë.

“Të nderuar klientë, për shkak të kërkesës së madhe, filiali ynë u mbyll më 4 dhe 5 shkurt. Ne reaguam shumë shpejt, por duhej ta mbyllnin sepse furnizuesit tanë kanë nevojë për pak kohë për të mbushur raftet. Me çmimet më të ulëta për ju, ne do të rihapim dyqanin më 6 shkurt në orën 9”, ishte shkruar në një mesazh në portën e dyanit në Leipzig.

Disa media gjermane dyshojnë se dyqani është i mbyllur për shkak të disa produkteve që nuk mund të përmbushin standardet e cilësisë së ushqimit që përshkruajnë ligjet e rrepta evropiane.

Megjithatë, nga kompania është thënë se të gjitha produktet i plotësojnë standardet e BE-së dhe kryesisht vijnë nga Gjermania, si dhe dy shtetet fqinje – Polonia dhe Republika Çeke. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Njihuni me gjermanin 17-vjeç që jeton në trena, përdor biletën vjetore prej 10 mijë eurove për të kaluar nga njëri tren në tjetrin

Njihuni me gjermanin 17-vjeç që jeton në trena, përdor biletën vjetore prej 10 mijë eurove për të kaluar nga njëri tren në tjetrin

Interesante
Arka e vetëshërbimit të zinxhirit amerikan shkaktoi të qeshura

Arka e vetëshërbimit të zinxhirit amerikan shkaktoi të qeshura

Fun
Kërkim faljet më të çuditshme

Kërkim faljet më të çuditshme

Fun
Po shëtisnin në lumin Chobe në Namibi, turistët tmerrohen nga hipopotami që u “vërsulet” – kafshon motorin e barkës

Po shëtisnin në lumin Chobe në Namibi, turistët tmerrohen nga hipopotami që u “vërsulet” – kafshon motorin e barkës

Interesante
Arusha flladitet në një pishinë private në Kaliforni

Arusha flladitet në një pishinë private në Kaliforni

Interesante
Kishte ngecur me veturë në zonën malore në Queensland, një shofer ndalet për ta ndihmuar – këputet litari gjatë tërheqjes dhe mjeti pa shofer përfundon në humnerë

Kishte ngecur me veturë në zonën malore në Queensland, një shofer ndalet për ta ndihmuar – këputet litari gjatë tërheqjes dhe mjeti pa shofer përfundon në humnerë

Fun
Kalo në kategori