Këngëtarja me famë botërore, Pink, është bërë me yll në trotuarin e famshëm “Walk of Fame”, në Hollywood, gjatë të martës pasdite.
Por këngëtarja 39-vjeçaree hitit “Just Give Me A Reason” nuk e gëzonte këtë ceremoni vetëm, pasi u pa e shoqëruar nga burri i saj Carey Hart, si dhe dy fëmijët e tyre: Willow Sage, shtatë vjeçe dhe Jameson Moon, dy vjeç.
Pink dukej bukur në një fustan të zi dhe me material të bardhë në pjesën e poshtme, gjersa zbukurohej nga një trëndafil i kuq i ngjitur në bel, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.
Flokët e saj të bardha flokësh të zbardhura i dhanë asaj një pamje edhe më tërheqëse, gjersa manikyri i kuq ishte detaji plotësues i dukjes së saj.
Pink gëzoi momentin e veçantë kur u ul pranë pllakës, në të cilën është gdhendur ylli i saj, teksa aty pari u gjunjëzua edhe bashkëshorti i saj, si dhe dy fëmijët u ulën para.
Ky është ylli i 2656-të në “Walk of Fame”, të Hollywoodit.
Pink ka të edituara në treg shtatë albume, të cilët kanë qëndruar gjithnjë në Top 10 të “Billboard”.
“Ne jemi të ngazëllyer për të nderuar një nga artistët më të njohur në botë P!NK!”, tha Ana Martinez, prodhuese e “Walk of Fame” në Hollywood.
“Ajo është një interpretuese unike që ju lë në një gjendje gëzimi dhe befasie në të njëjtën kohë”, ka shtuar më tej ajo.
Pink përndryshe është lindur në Doylestown të Pensilvanisë dhe filloi punën e saj në biznesin muzikor si anëtare e grupit të vajzave “Choice”, të cilat kishin kontratë me “LaFace Records” në vitin 1995.
Më vonë asaj iu ofrua një kontratë për incizimin e këngëve solo dhe publikoi albumin e saj të parë si solo artiste “Can not Take Me Home”, në vitin 2000.
Pink ka fituar tri çmime ‘Grammy’, një shpërblim ‘Emmy’, tri çmime ‘Billboard Music’, shtatë çmime ‘MTV Video Music’, përfshirë çmimin nderues ‘Michael Jackson Vanguard 2017’. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAtilla Kardesh rikthehet sonte në spektaklin Big Brother VIP Kosova
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Lejla pohon se Burimi ka tentuar ta puthë në buzë
Sara Kolami: Nuk më pengon mosha e Drilonit
Detaje që nuk i dinit për xhirimet e filmit “Titanik”, shihni se si është filmuar skena e fundosjes së korridorit
Shyhrete Behluli shënon 50-vjetorin e karrierës së saj muzikore
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje