LAJMI I FUNDIT:

Moti në Kosovë, reshje të dobëta shiu dhe bore

Moti në Kosovë, reshje të dobëta shiu dhe bore
Foto: Arkiv

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të mërkurën mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga shiu dhe fjolla të dobëta bore.

Sipas IHK, temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, përcjell Telegrafi.

Shtypja atmosferike do të pësojë ulje, por duke i ruajtur vlerat e normales.


Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1 deri 5 m/s. /Telegrafi/