LAJMI I FUNDIT:

Xhaferi-Krstiçeviq: Arritja e marrëveshjes me Greqinë paraqet fitore mbi arsyen, dialogun dhe kuptimin

Xhaferi-Krstiçeviq: Arritja e marrëveshjes me Greqinë paraqet fitore mbi arsyen, dialogun dhe kuptimin

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi realizo takim ke zëvendëskryeministrin e Qeverisë së Republikës së Kroacisë dhe ministër i Mbrojtjes, Damir Krstiçeviq, i cili qëndron në vizitë zyrtare dyditëshe në Republikën e Maqedonisë.

Në takim ishte i pranishëm edhe deputeti Pavle Bogoevski në cilësinë e anëtarit të Komisionit të Mbrojtjes dhe Sigurisë.

Siç njoftojnë nga kabinet i Xhaferit, në takim Xhaferi e vlerësoi si të shkëlqyer bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, si në planin bilateral ashtu edhe në kuadër të Kartës së Adriatikut dhe në operacionet paqësore ku marrin pjesë bashkërisht përfaqësuesit e të dyja shteteve. Ai informonte për ngjarjet aktuale në skenën politike në Republikën e Maqedonisë, për ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës, për proceset reformuese dhe mbajtjen e ardhshme të zgjedhjeve presidenciale, duke theksuar se në periudhën e ardhshme prioritet do të ketë ekonomia.


Ministri Krstiçeviq, në emër të Qeverisë kroate drejtoi urime për arritjen e marrëveshjes me Republikën e Greqisë hap i cili nuk ishte i lehtë por i cili paraqiste fitim të rezonit, dialogut dhe mirëkuptimit dhe është shembull edhe për rajonin edhe për bashkësinë ndërkombëtare për zgjidhjen e qetë të kontesteve bilaterale. Ai e përshëndeti edhe nënshkrimin e ardhshëm të Protokollit për aderimin e Maqedonisë në Aleancën ushtarake Veri-Atlantike dhe theksoi se ratifikimi i marrëveshjes në Republikën e Kroacisë do të jetë prioritet.

Ministri Krstiçeviq shprehu mbështetje të fuqishme për Republikën e Maqedonisë në procesin e integrimit në Bashkimin evropian, me shpresë se vendi do të marrë datë për fillimin e negociatave në qershor të këtij viti. Ai nënvizoi se edhe gjatë kryesisë kroate me BE në vitin 2020, fokusi do të jetë në hapësirën e Evropës Juglindore.

Bashkëbiseduesit në takim shprehën gatishmëri ta vazhdojnë edhe në të ardhme bashkëpunimin e suksesshëm në të gjitha fushat me interes të përbashkët dhe me këtë rast u përshëndet edhe puna e Ambasadës kroate në Republikën e Maqedonisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër

“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër

Lajme
Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin

Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Kalo në kategori