Infrastruktura hekurudhore në Kosovë vazhdon të përballet me një gjendje jo të mirë. Por gjatë këtij viti pritet të fillojë rehabilitimi i dy linjave hekurudhore.
Kryeshefi i “Infrakos”-it, Agron Thaçi, tha për Radio Kosovën se gjatë muajit shkurt do të fillojë rehabilitimi i segmentit të parë nga Hani i Elezit deri në Fushë Kosovë, ndërsa më pas do të bëhet rehabilitimi i hekurudhave Fushë Kosovë – Leshak
Nga fundi i muajit shkurt pritet të nisin punimet në rehabilitimin e segmentit të parë hekurudhor, nga Hani i Elezit deri në Fushë Kosovë, në gjatësi prej 65 kilometrave. Kurse në qershor pritet të fillojë rehabilitimi edhe i segmentit të dytë të këtij rrjeti, nga Fushë Kosova deri në Mitrovicën e Jugut, në gjatësi prej rreth 40 kilometrave. Sipas përllogaritjeve, tërësia e këtyre investimeve pritet të kapë vlerën e mbi 200 milion eurove.
Kryeshefi ekzekutiv i Infrakos-it, Agron Thaçi, ka thënë për Radio Kosovën se gjysma e mjeteve për këtë investim është e siguruar si donacion nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), kurse pjesa tjetër do të sigurohet në formë të kredisë së butë.
“Synojmë që në vitin 2019 të fillojmë rehabilitimin e 100 kilometrave, nëse shkojnë punët sipas planeve, deri në fund të 2020-ës t’i kemi 100 kilometra hekurudhë të rehabilituara sipas standardeve më të larta të BE-së”, tha Thaçi.
Thaçi tha se rehabilitimi i dy segmenteve të para të linjës 10 të hekurudhave, nënkupton pothuajse rindërtimin e tërësishëm të saj.
“Thënë shkurt, do të bëhet linjë e re, vetëm traseja do të mbetet. Nuk do të mbetet asgjë pa u bërë e re. Patjetër. Sepse ne po flasim për mos investime për një periudhë 40 vjeçare dhe përafërsisht kjo trase të mbetet, sepse ne automatikisht ikim nga shpronësimet të cilat kanë një kosto marramendëse, marrin edhe kohë për t’u realizuar por marrin edhe para shtesë”, tha ai.
Kryeshefi Agron Thaçi u shpreh se gjatë 2019-ës pritet hartimi edhe i planit për segmentin e tretë të kësaj linje, nga jugu i Mitrovicës deri në kufi me Serbinë, pas një marrëveshjeje të mundshme me këtë shtet.
Investimet në këtë linjë hekurudhore pritet të përfshijnë edhe sinjalizuesit, ndërsa me përfundimin e saj, shpejtësia e lejuar në këtë hekurudhë pritet të rritet nga 70 në 120 kilometra në orë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!
PostCHAT ju pret!
Në këto ditë të ftohta, hani ushqime të ngrohta!
Rezervo tani, përfito çmime speciale për udhëtime gjatë fundvitit nga Gjeneva drejt Prishtinës!
Erëra të forta në pesë rajone, mbesin pa rrymë shumë banorë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje