LAJMI I FUNDIT:

Një muaj paraburgim për serbin që dyshohet se kreu krime gjatë luftës në Pejë

Një muaj paraburgim për serbin që dyshohet se kreu krime gjatë luftës në Pejë

Gjykata Themelore në Pejë- Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit Z.D, i nacionalitetit serb, me vendbanim në Republikën e Serbisë.

“I njëjti është arrestuar për shkak të dyshimit të bazuar se ka dhënë ndihmë apo ka shtënë me armë zjarri në popullatën civile shqiptare, sipas këtyre veprimeve ndër të tjera janë vrarë 33 viktima gjatë një sulmi të kryer kundër popullatës civile shqiptare nga datat 26, 27, 28 mars dhe 13, 17, 28 maj 1999 në Lagjen “Kristal” në Pejë, me çka ka kryer veprat penale krime lufte në kundërshtim të rëndë me Konventat e Gjenevës, shkaktimi i qëllimshëm i vuajtjeve të mëdha ose i dëmtimeve të rënda trupore apo shëndetësore, dhunimi apo ngacmimi seksual, krime të luftës në kundërshtim të rëndë të ligjeve dhe zakoneve që zbatohen në konfliktet e armatosura që nuk janë të karakterit ndërkombëtar, organizimi i grupeve për kryerjen e gjenocidit, krime kundër njerëzimit dhe krime të luftës të parapara me Kodin Penal të Kosovës si dhe krime të luftës kundër popullsisë civile në kundërshtim me Ligjin Penal të ish – RSFJ-së”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Ndërkaq, Telegrafi mëson se i arrestuari është Zoran Xhokiç. Ndaj të njëjtit është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji.


Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Lajme
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Lajme
Vrasja e 14-vjeçarit, gjykata i cakton masën e paraburgimit të dyshuarit

Vrasja e 14-vjeçarit, gjykata i cakton masën e paraburgimit të dyshuarit

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Kalo në kategori