LAJMI I FUNDIT:

MPB: Numri i vjedhjeve dhe grabitjeve në Shkup është ulur

MPB: Numri i vjedhjeve dhe grabitjeve në Shkup është ulur

Ministria e Punëve të Brendshme nëpërmjet një njoftimi i demanton në mënyrë të ashpër, siç thonë, gënjeshtrat, që i thotë partia politike OBRM-PDUKM duke cekur se numri i vjedhjeve dhe grabitjeve në kryeqytet dhe në Maqedoni është ulur.

“E njoftojmë publikun se numri i vjedhjeve dhe grabitjeve në Shkup është ulur. Për këtë dëshmojnë numrat zyrtar, që shihet se nuk janë të rëndësishme për ata që kanë për qëllim ta përgënjeshtrojnë opinionin”, thonë nga MPB, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas MPB-së, faktet thonë se në vitin 2019 në Shkup është evidentuar ulje e rëndësishme e numrit të vjedhjeve të rënda dhe se përpunimi i statistikave për vitin 2018 për punën e MPB-së do të publikohet në web-faqen e MPB-së.


“Për punën e MPB-së dëshmohet edhe në anketat e qytetarëve, ku 75% e qytetarëve deklarohen se ndihen të sigurt”, thuhet në fund të reagimit të MPB-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Lajçak thotë se Serbia ka tërhequr letrën e Brnabiqit për Marrëveshjen e Ohrit

Lajçak thotë se Serbia ka tërhequr letrën e Brnabiqit për Marrëveshjen e Ohrit

Lajme
Një autobusi në veri ia thyejnë parafangot dhe pasqyrat, të dyshuarit dolën me shkop druri nga një veturë

Një autobusi në veri ia thyejnë parafangot dhe pasqyrat, të dyshuarit dolën me shkop druri nga një veturë

Kronika e Zezë
Lajçak: Ura e Ibrit duhet të hapet, por në koordinim me aleatët - flet për takimin e ardhshëm të kryenegociatorëve

Lajçak: Ura e Ibrit duhet të hapet, por në koordinim me aleatët - flet për takimin e ardhshëm të kryenegociatorëve

Lajme
Përleshja masive në Emshir, shtatë të arrestuar – sulmuan katër persona, në mesin e të cilëve edhe një grua

Përleshja masive në Emshir, shtatë të arrestuar – sulmuan katër persona, në mesin e të cilëve edhe një grua

Kronika e Zezë
Këta dy persona dyshohen për vjedhje të rëndë në Ferizaj

Këta dy persona dyshohen për vjedhje të rëndë në Ferizaj

Kronika e Zezë
Kush i fiton zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, komentojnë analistët

Kush i fiton zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, komentojnë analistët

Politikë
Kalo në kategori