Prej një jave, porti i ri i peshkimit në Durrës është pronë e peshkatarëve, ndaj pritshmëritë e tyre për shtimin e shërbimeve në port dhe mirë-menaxhimin e sektorit me të cilin kanë lidhur jetën, janë të mëdha.
Rustem Mustafa punon në peshkim që prej vitit 1987 dhe teksa flet për shërbimet që priten, dëshmon edhe mbi mungesat e mëdha në këtë port.
“Ne si peshkatarë na duhet uji, energjia elektrike, karburanti në port, të mbushen depozitat e naftës këtu. Të zgjidhet edhe çështja e mbrojtjes ndaj zjarrit, pasi për çdo mbushje të anijes me karburant duhet të paguajmë 8000 lekë/orë dhe bie mbi kurrizin tonë. Edhe që të mbahet pastër ambienti, duhen të gjitha këto shërbime. Edhe depozitat e naftës të shfrytëzohen. Presim dhe hapjen e magazinave të peshkut dhe mirëmenaxhimin e tyre nga ana e administratorëve. Magazinimi dhe uji do të na lehtësojë shumë, pasi edhe ujin e marrim me bot dhe kjo kushton”, shprehet peshkatari Rustem Mustafa.
Është fundjavë dhe anija e tij qëndron në kalatë, ashtu si shumë të tjera, në pritje të përmirësimit të motit në det. Por pezullimi i lundrimit nuk do të thotë pushim, pasi ka shumë për të bërë. Disa merren me masat e sigurisë për të shmangur çdo incident në kalatë, dikush me mirëmbajtjen e anijes e të tjerë me riparimin e rrjetave. Ky grup peshkatarësh po thur me shpejtësi dhe kujdes tratat e dëmtuara gjatë gjuetisë, ndërsa Rustemi tregon se të gjithë ata janë shtetas egjiptianë.
“Këta janë egjiptianë, janë shumë të sjellshëm e punëtorë. E njohin shumë mirë këtë punë. Duhet të ketë shkollë tek ne, të hapen kurse për të ofruar shërbime. Merei Muhamed është një prej tyre. Është 35 vjeç dhe të gjithë e thërrasin Amata. Ai vjen nga një familje peshkatarësh në Aleksandri. Ishte viti 2008 kur mbërriti në Shqipëri”, tregon Rustemi.
“Ne jemi specialistë për punimin e rrjetave. Shqipëria nuk ka shumë njerëz, ndërsa ne jemi shumë. 100 milionë banorë Egjipti, ne e kemi mësuar mirë punën. Ne punojmë bashkë, shqiptarë e egjiptianë, jemi shokë. Jemi shumë egjiptianë këtu në Shqipëri. Ne jemi me kontratë të rregullt pune, me vizë, me sigurime”, shprehet egjiptiani Merei Muhamed.
Amata ndjehet i sigurt tashmë në Durrës e njeh qytetin, ndaj dhe ka vendosur që të jetojë këtu bashkë me familjen e tij të re.
“Unë kam shumë besim te Shqipëria dhe është më mirë tani. Në fillim nuk lëvizja, ndërsa tani gjithçka është mirë, pasi jetoj dhe do të marr edhe familjen këtu”, tregon egjiptiani.
Amata tregon se shumë peshkatarë të tjerë nga vendi i tij vazhdojnë të vijnë për të punuar këtu, përmes agjencive të punësimit që veprojnë mes dy vendeve.
Afrikanët njihen për përkushtim dhe profesionalizëm në punë, pasi shumë prej tyre qëndrojnë dhe vite të tëra pa u kthyer pranë familjes, duke i dhënë peshkimit shqiptar një fuqi të vlefshme punëtore.
Aktualisht, flota e peshkimit në Durrës numëron 110 anije, të cilat kanë kapacitetet e nevojshme për të përballuar gjuetinë e peshkimit edhe në thellësi të mëdha, duke mbuluar nevojat e tregut për peshk e prodhime të tjera deti. /TCH /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëArratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Kupchan: Përgatitja për themelimin e Asociacionit, vendim i rëndë për Kosovën
Analistët: Zhvillimet rreth Këshillit të Evropës rrezikojnë të ulin ritmin e integrimit evropian të Kosovës
Nënsekretarja amerikane e Shtetit viziton trupat amerikane të KFOR-it, sheh veriun nga helikopteri
Kryeprokurori special flet për rastin e Enver Sekiraqes
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare