LAJMI I FUNDIT:

Formohet komisioni Ad Hoc për rregullimin e fushës së pensioneve dhe beneficioneve

Formohet komisioni Ad Hoc për rregullimin e fushës së pensioneve dhe beneficioneve

Kuvendi ka formuar Komisionin Ad Hoc  për përpilimin e Kodit për rregullimin dhe menaxhimin e fushës së pensioneve dhe beneficioneve nga sigurimi social.

Ky Komision është formuar me 61 vota pro dhe 2 abstenime.

Më herët gjatë ditës, Kuvendi i Kosovës ka miratuar edhe Ligjin për Pagat.


Pas një diskutimi disa orësh, Kuvendi ka miratuar edhe Projektligjin për detyrat dhe përgjegjësitë e Ekipit Dialogues.

Sot pritet edhe votimi i buxhetit të Kosovës për vitin 2019.