Qyteti i Philadelphias ka miratuar një rezolutë, përmes të cilës simbolikisht ia ndalon R Kellyt vizitën në këtë metropol – raporton NME.
Këshilli i Philadelphias më 31 janar njëzëri e ka miratuar një rezolutë, sipas të cilës, këngëtari amerikan nuk është i mirëseardhur në atë qytet.
Edhe pse kjo rezolutë nuk ia ndalon zyrtarisht 52-vjeçarit prezencën në qytetin amerikan, megjithatë shërben si një deklaratë publike se banorëve nuk u pëlqen prania e tij atje.
Kujtojmë që së fundmi është publikuar një film dokumentar për viktimat e dhunës seksuale të shkaktuar nga R Kelly që ka marrë shumë vëmendje.
“Besoj se R Kelly dhe përbindëshit si ai duhet të turpërohen dhe të dëbohen nga jeta publike”, ka thënë Helen Gym, një prej nismëtarëve të miratimit të kësaj rezolute.
Duhet theksuar se këngëtari nuk është paditur për asnjë prej krimeve që janë përmendur, porse aktualisht është duke u hetuar nga FBI.
Në ndërkohë, edhe vajza e R Kellyt, Buku Abi, ka dalë kundër babait të saj duke e quajtur “një përbindësh”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
U mbyt në lumin Buna, bashkë me tre fëmijët, Luiz Ejlli reagon për rastin tragjik të gruas që tronditi Shqipërinë
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
'Sheqa' i bashkohet në sezonin e pestë serialit "Me Gjylën"
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Ky është banori që u eliminua sonte në Big Brother VIP Albania
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'