LAJMI I FUNDIT:

Mësuesit klasor të pakënaqur, paralajmërojnë largimin nga SBASHK-u

Mësuesit klasor të pakënaqur, paralajmërojnë largimin nga SBASHK-u

Një ditë pasi SBASHK-u arriti marrëveshje me Qeverinë për koeficientin e pagave, kanë reaguar edhe disa mësimdhënës të klasave fillore të ulëta, të cilët janë shprehur të pakënaqur dhe kanë paralajmëruar largimin nga kjo sindikatë.

Në grupin “Mësimdhënia në Kosovë” një mësuese ka propozuar largimin nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës.

“O mësues të klasave 1-5, juve që nuk iu barazuan me mësimdhënësit lëndor, a jeni që t’ia kthejmë shpinën SBASHK-ut? Neve nuk na përfaqësoi dinjitetshëm”, ka shkruar ajo.


Mësuesja në fjalë (emër i njohur për redaksinë) ka gjetur përkrahje nga shumica e kolegëve të saj, të cilët janë shprehur pro largimit nga SBASHK-ut.

“Duhet të largohem menjëherë nga sindikata”. “Unë jam për largim nga kjo sindikatë”. “Jemi të pajtimit”. “Po, edhe atë në afat sa më të shpejt”. “Kjo është marre çka kanë bërë”, “Që nesër do të largohem”. “Çka na duhet kjo sindikatë më”, janë vetëm disa nga komentet që iu janë përgjigjur propozimit për largim nga SBASHK-u, raporton KP.

Por ajo çka bie në sy nga komentet e tyre, janë gabimet e shumta drejtshkrimore të mësuesve.

Përndryshe, SBASHK-u e ndërpreu grevën pas tri jave, pas marrëveshjes për rritje të koeficientit të pagave për rreth 20 përqind.

Përfaqësues të SBASHK-ut këmbëngulnin që nuk do të tërhiqen nga greva nëse qeveria nuk ua rritë koeficientin për 30 përqind, por tash, kur ata nuk e mbajtën fjalën e tyre, thanë se po e bëjnë për hir të nxënësve.

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje

Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje

Lajme

"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues

Lajme
“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje

“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje

Lajme
Vrasja e Liridona Ademaj, sillen në gjykatë Naim Murseli dhe të tjerët

Vrasja e Liridona Ademaj, sillen në gjykatë Naim Murseli dhe të tjerët

Lajme
Tensione gjatë seancës ndaj Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, vërejtje për avokatin e Kokallës

Tensione gjatë seancës ndaj Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, vërejtje për avokatin e Kokallës

Lajme
Qeveria merr vendim, pronat e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës i jepen në shfrytëzim Ministrisë së Mbrojtjes

Qeveria merr vendim, pronat e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës i jepen në shfrytëzim Ministrisë së Mbrojtjes

Lajme
Kalo në kategori