LAJMI I FUNDIT:

Saranda Bogujevci: Jam me fat që më dërguan për tretman në Angli, shumë familje në Kosovë nuk e kishin fatin e njëjtë (Video)

Saranda Bogujevci: Jam me fat që më dërguan për tretman në Angli, shumë familje në Kosovë nuk e kishin fatin e njëjtë (Video)

Saranda Bogujevci, deputete në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, e cila ka familjarë të vrarë dhe të zhdukur dhe që vet ishte qëlluar nga forcat serbe, ka thënë se ajo është me fat që është dërguar për shërim më Angli.

Bogujevci, në emisionin “Personale” me Krenare Vokshi-Shala në RTV Dukagjini ka thënë se pjesëtarët e plagosur të familjes Bogujevci ishin dërguar në Angli për shërim në vitin 1999.


Ajo që vet ka në trup 16 plagë, thotë se ende vazhdon tretmanin në Angli për të përmirësuar më shumë gjendjen shëndetësore.

“Edhe sot vijoj trajtimin në dorën e majtë, për ta bërë edhe më shumë funksionale”.

Saranda thotë se ajo dhe pjesëtarët e familjes së saj kanë qenë më me fat në krahasim me disa familje të tjera, për shkak të tretmanit të privilegjuar.

“Kur jam kthyer të jetoj në Kosovë, e kam parë se si Sarandë kam qenë shumë me fat që jam dërguar për shërim në Angli, në krahasim me shumë familje që shoh këtu sot në Kosovë”.

Ajo thotë se ndjehet keq që edhe sot shumë familje ballafaqohen me shumë gjëra që nuk është dashur të ballafaqohen./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
BE afër finalizimit të raportit për çështjen e masave ndaj Kosovës

BE afër finalizimit të raportit për çështjen e masave ndaj Kosovës

Lajme
Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi

Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Vajza ther me thikë babain e saj në Shtime

Vajza ther me thikë babain e saj në Shtime

Kronika e Zezë
FSK në trajnim në Belize me ushtrinë britanike, Maqedonci publikon fotografi

FSK në trajnim në Belize me ushtrinë britanike, Maqedonci publikon fotografi

Lajme
Pas tre fëmijëve, gjendet edhe trupi i pajetë i Alma Arrazit në ujërat e Bunës

Pas tre fëmijëve, gjendet edhe trupi i pajetë i Alma Arrazit në ujërat e Bunës

Lajme
Kalo në kategori