LAJMI I FUNDIT:

Komunikacioni në Maqedoni, nuk ka pritje të gjata në kalimet kufitare

Komunikacioni në Maqedoni, nuk ka pritje të gjata në kalimet kufitare

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet në kushte dimërore dhe korsi të lagura. Në disa vende pas intervenimit të ekipeve të NP “Rrugët e Maqedonisë”, ka mbetje të borës.

Nga LAMM informojnë se për shkak të mjegullës është ulur dukshmëria në Stracin, Kullë, Dellçevë dhe Smojmirovë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Intensiteti i komunikacionit jashtë mjediseve urbane është mesatare, ndërsa në kalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.


Ndryshe, në fuqi akoma është obligimi ligjor për posedim të pajisjeve dimërore në makina, pa marrë parasysh kushtet atmosferike./Telegrafi/