LAJMI I FUNDIT:

Publikohen rezervistët në NBA All Star, mbetën jashtë Luka Doncic dhe Derrick Rose

Publikohen rezervistët në NBA All Star, mbetën jashtë Luka Doncic dhe Derrick Rose

NBA ka publikuar edhe 14 basketbollistët rezervë për ndeshjen All Star.

Pasi pesëshet startuese janë publikuar ditë më parë tani tifozët janë njoftuar edhe me basketbollistët rezervë.


Të dyja konferencat do të kenë nga shtatë basketbollistë në bankën rezervë.

Çudia më e madhe në Konferencën e Perëndimit është se jashtë ndeshjes All Star kanë mbetur dy yjet Derrick Rose dhe Luka Doncic edhe pse kishin marrë shumë vota nga tifozët.

Slloveni Doncic ishte basketbollisti i dytë më i votuar në West me mbi tre milionë vota, ndërsa Derrick Rose ishte i katërti me rreth tre milionë.

Por në fund të dy këta kanë mbetur jashtë nga ekspertët dhe gazetarët sportiv në SHBA.

Anthony Davis, Russell Westbrook, Klay Thompson, LaMarcus Aldridge, Damian Lillard, Karl Anthony Towns dhe Nikola Jokic janë basketbollistët rezervë në Konferencë e Perëndimit.

Ndërkohë në Lindje jashtë ka mbetur veterani Dwayne Wade edhe pse ishte ndër më të votuarit me rreth dy milionë vota.

Khris Middleton, Ben Simmons dhe Nikola Vucevic do të jenë për herë të parë prezent në All Star.

Ndërkohë Bradley Beal, Kyle Lowry, Blake Griffin dhe Victor Oladipo janë rezervistët tjerë në Lindje.

Ndeshja All Star do të zhvillohet më 17 shkurt në Spctum Center të Charlotte. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

Premier League
Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Premier League
Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Premier League
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Kalo në kategori