LAJMI I FUNDIT:

Dhjetëra të vdekur nga shembja e digës në Brazil, kjo grua ishte me fat – momenti kur ajo nxirret prej baltës nga ekipet e shpëtimit (Video)

Dhjetëra të vdekur nga shembja e digës në Brazil, kjo grua ishte me fat – momenti kur ajo nxirret prej baltës nga ekipet e shpëtimit (Video)

Rreth 300 njerëz janë ende të zhdukur pas një shembjeje të digës në Brazil javën e kaluar dhe tanimë ekziston frika se janë të vdekur, ndërsa shpëtimtarët paralajmëruan të dielën se nuk kanë gjasa të jenë të gjallë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, deri më tani 58 persona janë konfirmuar zyrtarisht se kanë vdekur në katastrofën që ndodhi kur një digë u rrëzua të premten e javës së kaluar pranë qytetit brazilian të Brumadinho.

“Pas 48 orësh pune, mundësia e gjetjes së [dikujt të gjallë] është shumë e ulët”, ka thënë koloneli Eduardo Angelo, i cili po udhëheq operacionin e kërkimit, për të afërmit e të pagjeturve. “Megjithatë, po punojmë me shpresën se do të gjejmë dikë të gjallë”.


Megjithatë, operacionet e shpëtimit janë bërë më të vështira pas pezullimit për 10 orë të dielën, mes frikës se një shembje tjetër mund të ndodhë.

Rreth 24,000 personave u ishte thënë që të largoheshin nga aty për shkak të rrezikut, por inxhinierët civilë më vonë kanë thënë se diga e dytë nuk ishte më në rrezik.

Ndërkohë janë publikuar pamjet dramatike që tregojnë momentin kur një grua është tërhequr nga balta nga një ekip i shpëtimit me helikopter. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Amerika
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Amerika
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Amerika
Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Amerika
Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë

Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë

Amerika
Meksika do të dërgojë 10,000 ushtarë në kufirin amerikan në marrëveshjen e 'pauzimit' të tarifave

Meksika do të dërgojë 10,000 ushtarë në kufirin amerikan në marrëveshjen e 'pauzimit' të tarifave

Amerika
Kalo në kategori