LAJMI I FUNDIT:

15 muaj burg për Inspektorin e Komunës së Kamenicës i cili mori ryshfet 500 euro

15 muaj burg për Inspektorin e Komunës së Kamenicës i cili mori ryshfet 500 euro

Gjykata Themelore në Gjilan ka shpall Aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit S. D. në kohëzgjatje prej pesëmbëdhjetë (15) muaj burgim, dënim me gjobë në shumën prej treqind (300) euro, si dhe dënim plotësues ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike në kohëzgjatje prej 2 (dy) viteve, pas mbajtjes së dënimit me burgim.

“I akuzuari S. D., me datë 20.10.2017 në cilësinë e zyrtarit – Inspektor në Komunën e Kamenicës me dashje të drejt për drejtë ka marr ryshfet nga i dëmtuari B. Sh. shumën prej 500 (pesëqind) euro, në mënyrë që të lejoj të zhvillojë veprimtarinë e biznesit tij “TaxiCity”.

Pas bastisjes nga ana e zyrtarëve policorë në bashkëpunim me prokurorin e rastit, tek i akuzuari janë gjetur të hollat.


Me këto veprime i akuzuari S. D. ka kryer veprën penale marrje ryshfeti, neni 428 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës (KPRK)”, thuhet në njoftimin për media.

I akuzuari është gjykuar për këtë vepër në vitin 2018, mirëpo Gjykata e Apelit ka rikthyer lëndën në rigjykim.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Siguri
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori