LAJMI I FUNDIT:

Dy policë në mesin e sulmuesve në Shuto Orizare

Dy policë në mesin e sulmuesve në Shuto Orizare

Policia ka ngritur padi penale kundër shtatë personave për rrahjen çka ka ndodhur në Shuto Orizare ditën e hënë. Dy prej tyre janë të punësuar në MPB. Kundër tyre është ngritur procedurë për përgjegjësi disiplinore dhe përkohësisht janë përjashtuar nga puna, deklaroi zëdhënësi i MPB-së, Toni Angellovski.

“Janë ngritur padi penale nga Prokuroria Themelore Publike Shkup kundër Gj.D.(44), E.Z.(31), U.Q.(30), S. J.(40), dhe A.I.(25) të gjithë nga Shkupi dhe po ashtu padi penale ka ngritur edhe Prokuroria Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit kundër personave E.Z. (41) dhe A.Z.(41) të punësuar në MPB, të cilët nuk kanë qenë në punë, për shkak të dyshimit se kanë kryer vepër penale “dhunë””, tha Angellovski.


Të shtatë personat dyshohen se kanë rrahur B.K., F.K. dhe A.R., dy prej të cilëve kanë qenë policë.

Rrihen dy policë në Shuto Orizare, qytetarët mendonin se po rrihnin kidnapues
Lexo po ashtu Rrihen dy policë në Shuto Orizare, qytetarët mendonin se po rrihnin kidnapues

Nga MPB bëjnë thirrje deri tek mediat dhe qytetarët që të mos shpërndajnë frikë dhe panik për pohimet se vjedhin fëmijë në Shuto Orizare./Telegrafi/