LAJMI I FUNDIT:

Der Standard: Kryeministri shqiptar jep sinjale për “Shqipërinë e Madhe”

Der Standard: Kryeministri shqiptar jep sinjale për “Shqipërinë e Madhe”

Gazeta austriake Der Standard në një shkrim të radhës kushtuar Kosovës dhe vendeve të Ballkanit perëndimor shkruan se kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë Aleksandar Vuçiq, janë pro ndryshimit të kufijve.

Në shkrimin me titull “kryeministri shqiptar dërgon sinjale për Shqipërinë e Madhe”, gazeta shkruan se kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka porositur se BE duhet të refuzojë “çdo rivendosje të kufijve aktualë të Kosovës, ndarjen e Kosovës apo shkëmbimin e territorit”.

“Shkëmbimi i territorit do të sigurojë që Kosova Veriore t’ jepet në Serbisë dhe Lugina e Preshevës Kosovës. Deri në vitin 2018 një shkëmbim i tillë ishte përjashtuar gjithmonë nga BE. Por që nga viti i kaluar, përfaqësuesja e Politikës së Jashtme të BE-së , Federica Mogherini dhe komisioneri i BE-së Johannes Hahn kanë pësuar një ndryshim në këtë drejtim. Tani ata po mbështesin një shkëmbim të tillë të territorit, që është në kundërshtim me kushtetutën e Kosovës”, shkruan gazeta.


Der Standard shkruan se kryeministri Edi Rama ka larguar nga qeveria ministrin e jashtëm të Shqipërisë Ditmir Bushatii, për shkak të kundërshtimit të tij për shkëmbim territoresh.

“ Për këtë Rama ka dashur të emërojë në vend të tij një 26-vjeçar, kosovarin Gent Cakaj, emërimi i të cilit u parandalua nga Presidenti Ilir Meta. Zyrtarisht tani Rama ka emëruar vetveten në postin e ministrit të Jashtëm, por të gjitha kompetencat ia ka deleguar zëvendësit të tij.”, shkruan gazeta.

Eksperti i Evropës Juglindore, Florian Bieber nga Universiteti i Gracit thotë se zëvendësimi i Bushatit ishte i befasishëm dhe i çuditshëm, pasi ai respektohej nga ndërkombëtarët që e shihnin si një antipod për të balancuar natyrën e papërshtatshme shpërthyese të Ramës, transmeton KosovaPress.

“Megjithatë, disa diplomatë thonë se shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë duket një përfundim i pashmangshëm, edhe pse kundërshtohet nga shumica e partive dhe nga shoqëria civile në Kosovë”, shkruan tutje Der Standard.

Duke cituar ministrin e jashtëm serb Vuk Jeremic, gazeta shkruan se njeriu kyç i Trump po punon për ndarjen e Kosovës.

“Sipas ish-ministrit të Jashtëm të Serbisë, Vuk Jeremiç, kryestrategu i fushatës zgjedhore të Donald Trump, Corey Lewandoëski, është lobisti që po bën fushatë për ndarjen e Kosovës. Në adresën e Lewandoëski-t në Washington është regjistruar firma Twin Rocks Global, që ka një kontratë me partinë serbo-nacionaliste, SNSD, që ka synuar ndarjen dhe me këtë rast shkatërrimin e Bosnje-Hercegovinës”, shkruan në fund gazeta austriake.

Në trend Lajme

Më shumë
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro

PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro

Lajme
Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin

Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Kalo në kategori