LAJMI I FUNDIT:

Kontrollorët e Trafikut Ajror të pakënaqur me Ligjin për Pagat

Kontrollorët e Trafikut Ajror të pakënaqur me Ligjin për Pagat

Sindikata e Kontrollorëve të Trafikut Ajror (SINKON), ka shprehur shqetësim ndaj projektligjit për pagat. Gjatë kohës kur është diskutuar çështja e pagave dhe kur ky projektligj ka qenë në diskutim publik, SINKON ka dhënë vërejtjet e veta në projektligj.

“Si rrjedhojë, neni 27 i projektligjit parashihte trajtim të veçantë për kontrollorët e trafikut ajror për shkak të rëndësisë që ka ky profesion në funksionimin e shtetit të Kosovës. Por kemi mësuar që ky nen është larguar i tëri nga ligji. Kontrolli i trafikut ajror është marrë si funksion nga KFOR-i në vitin 2004 dhe që nga ai vit kontrollorët e trafikut ajror kosovarë pos ofrimit të shërbimeve të trafikut ajror janë përgjegjës në bashkëveprim me NATO/KFOR edhe për ruajtjen e hapësirës ajrore të Kosovës. Në vitin 2010 Qeveria e Kosovës përmes marrëveshjes për Partneritet Publiko-Privat është obliguar ndaj koncensionarit Limak-Aeroport de Lyon që do t’i ofrojë shërbimet e navigimit ajror, përndryshe obligohet t’i kompensojë dëmin e shkaktuar”, thuhet në njoftimin për media të kësaj sindikate.

Aktualisht, në Kosovë janë vetëm 22 kontrollorë të trafikut ajror nga 32 sa ishin më parë.


“10 kolegë tanë, apo mbi 30% e personelit, janë duke vazhduar karrierën jashtë Kosovës, fakt që dëshmon se këta profesionistë janë të pakënaqur me pagat e tanishme. Me këtë ligj mbetet e paqartë pozita e kontrollorëve të trafikut ajror. Nëse pagat e tanishme të kontrollorëve të trafikut ajror zbriten si rrjedhojë e ligjit, atëherë kjo do të ketë pasoja të pakëndshme për shtetin tonë. Shqetësimi ynë është përcjellur tek IFATCA dhe ATCEUC! Me këtë ligj, Kosova rrezikon të humbasë 22 kontrollorët të fundit të trafikut ajror .Ftojmë institucionet e Kosovës që të jenë të arsyeshme dhe të “Mos e mbyllin portën e vetme ajrore të Kosovës me botën!”, theksohet në fund të komunikatës së Sindikatës së Kontrollorëve të Trafikut Ajror (SINKON). /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Ekonomi
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Botë
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

Ekonomi
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Ekonomi
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Ndërmarrja

Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre

Ekonomi
Kalo në kategori