Prokuroria e Mitrovicës nuk ka hapur fare hetime penale për vdekjen e kamerierit 22 vjeçar nga Vushtrria, i cili vdiq pas plagëve të marra nga zjarri i gjeneratorit në vendin ku ai po punonte.
Në një përgjigje me shkrim Prokuroria në Mitrovicë ka thënë se rasti nuk është hapur fare pasi prokuroria ka ardhur në përfundimin se vdekja ishte aksidentale ndërsa nuk kanë dhënë detaje nëse punonjësi kishte kontratë të punë apo pajisjet me të cilat ai po punonte ishin në rregull për tu përdorur.
Kallxo.com e ka pyetur prokurorinë nëse ka vërtetuar se punonjësi ishte i trajnuar për të punuar me gjeneratorin e po ashtu nëse pajisja kishte qenë në rregull në kohën e zjarrit por përgjigja ka qenë që procedura penale nuk është iniciuar fare.
“Në lidhje me rastin në fjalë nuk është iniciuar procedurë penale. Pas daljes në vendngjarje të ekspertit të pavarur të elektrikes dhe intervistimit të dëshmitarëve të rastit, prokurorja e rastit ka konstatuar që nuk ka elementë të veprës penale, pasi që dyshohet që deri tek ky aksident ka ardhur si pasojë e mos-kujdesit të të ndjerit gjatë mbushjes së gjeneratorit “thuhet në përgjigjen e prokurorisë.
22 vjeçari Erzen Hyseni vdiq para dy dite nga plagët e marra gjatë një incidenti zjarri para rreth një jave në njërën nga kafeteritë e Vushtrrisë. Ai ishte kapluar nga zjarri në kohën ku po mbushte gjeneratorin me karburant.
Për vdekjen kishte reaguar edhe kryetari i Vushtrrisë Xhafer Tahiri.
Javë më parë prokurorial e Prizrenit ka ngritur një aktakuzë ndaj pronarit të një kompanie të Stiroporit pasi prokurorial pretendon se punonjësi nuk ishte mirë I trajnuar për tu kujdesur për pajisjet e punës dhe pajisja nuk kishte shenja paralajmëruese të rrezikut.
Prokuroria e Prizrenit pretendon se pronari i fabrikës së stiroporit në Lubizhdë të Prizrenit është përgjegjës për vdekjen e punonjësit të kompanisë.
Sipas prokurorisë me datë 30 qershor 2018 në këtë fabrikë kishte humbur jetën punonjësi sezonal S.A. ndërsa vdekja kishte ardhur për shkak se makineritë nuk e kishin mbrojtjen e duhur.
Prokuroria në një njoftim të saj ka sqaruar se i ndjeri ishte duke punuar në makinën për riciklimin e mbeturinave të stiroporit pa pasur trajnimin e duhur si funksionon makineria.
Aktakuza sqaron se punonjësi kishte tentuar ta hedhë një thes në këtë makinë kur ishte tërhequr nga makina shtypja e së cilës kishte rezultuar fatale për punonjësin.
“Në këtë mënyrë, i akuzuari A.B., si person juridik dhe si person përgjegjës për sigurinë dhe shëndetin në vendin e punës, nuk vepron në pajtim me dispozitat apo rregullat teknike mbi masat për sigurinë në vendin e punës dhe me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se ka kryer veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”, nga neni 367, paragrafi 1 lidhur me paragrafin 3 dhe paragrafin 7 të KPRK-së “thuhet në njoftimin e prokurorisë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDroni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë