Raporti monitorues për Kuvendin i Institutit të Studimeve Politike ka nxjerrë një numër të madh deputetësh, që nuk e kanë marrë asnjëherë fjalën në foltoren e tij.
Raporti përfshin sesioni parlamentar shtator-dhjetor 2018. Në listë bëjnë pjesë një numër i madh deputetësh nga opozita, të cilët janë penalizuar edhe për shkak të hapësirës së kufizuar për t’u angazhuar në 1-3 seancat ku opozita ishte e pranishme dhe që kanë pasur marrëdhënie të kushtëzuar me Kuvendin.
“Në total në këtë listë bëjnë pjesë 16 deputetë të PD-së dhe 6 të LSI-së. Në listën e deputetëve të PD-së bëjnë pjesë edhe deputetë me nivel të lartë angazhimi në periudhat e mëparshme, si Albana Vokshi e Grida Duma, ndërkohë që në listë bëjnë pjesë edhe disa deputetë që tradicionalisht qëndrojnë pasivë në aktivitetin dhe debatet parlamentare e publike. Edhe në listën e LSI-së, pa diskutime në katër muaj bëjnë pjesë deputetë që kanë pasur angazhime më përpara, si Spahiu etj.”, thuhet në raportin e Institutit të Studimeve Politike.
Nuk janë të paktë dhe emrat e deputetëve nga mazhoranca, mes tyre dhe ministra, të cilët nuk kanë dalë as edhe një herë në foltoren e Kuvendit.
“Në listë bëjnë pjesë edhe deputetë të mazhorancës, PS-së dhe partive të vogla, të cilët kanë qenë gjithë kohën në Parlament, kanë votuar rregullisht “pro” të gjitha akteve parlamentare sipas vendimit politik të partisë së tyre, por që nuk janë përfshirë në asnjë nga debatet mbi ligjet apo vendimet e tjera të Parlamentit. Në listë marrin vëmendje deputetët e mazhorancës, të cilët kanë qenë pothuajse 100% pjesëmarrës në seancat plenare dhe megjithatë nuk janë aktivizuar në asnjë nga debatet e zhvilluara.
Deputetët, përveçse në debatet mbi ligjet dhe projektet e ndryshme në axhendë, kanë edhe të drejtën e diskutimeve të lira mbi problematika që lidhen me zonën e tyre zgjedhore, ose çështje që ata i çmojnë si të rëndësishme. Në këtë sesion, kjo e drejtë thuajse nuk është përdorur fare”, thuhet në raport.
AKTIVËT
Studimi ka evidentuar dhe deputetët më aktivë të Parlamentit shqiptar nga tri partitë kryesore.
“Në klasifikimin e deputetëve sipas nivelit të efikasitetit në aktivitetin parlamentar, rezultoi se deputetët Erion Braçe dhe Vasilika Hysi (PS), Jorida Tabaku dhe Oerd Bylykbashki (PD), si dhe Kejti Mehmetaj e Luan Rama (LSI) ishin deputetët më aktivë në tri grupet më të mëdha parlamentare. Bojkoti i pjesshëm i opozitës dëmtoi procesin e vlerësimit të deputetëve, por edhe dobësoi fuqinë e deputetëve për të ushtruar të gjitha përgjegjësitë parlamentare”, thuhet në raportin monitorues të Institutit të Studimeve Politike.
Raporti ka parë deputetet gra si më aktive nga deputetët burra.
“Në tërësi, gratë deputete ishin 10% më shumë efektive sesa deputetët meshkuj, gratë ishin dominuese edhe në angazhimin në seancat plenare. Deputetët politikanë të karrierës patën angazhim dhe efektivitet më të lartë sesa prurjet e reja dhe se niveli i angazhimit të deputetëve që vijnë nga biznesi ishte në kuotat më të ulëta”, thuhet në raportin e Institutit të Studimeve Politike.
Deputetët më aktivë ishin ata të Qarkut Fier dhe Elbasan, deputetët më pak efikas ishin ata të Qarqeve Shkodër e Lezhë.
Debatet, liderët me ligjërim konfliktual
Studimi tregon se liderët e partive kryesore në Parlament kanë krijuar konfliktualitet përmes ligjërimeve të tyre.
“Shumica e debateve parlamentare u dominuan nga ligjërimi i personalizuar politik dhe fokusimi tek axhenda ditore politike, jo te ligjet dhe aktet e tjera në axhendën e Kuvendit. Burimi kryesor i ligjërimit konfliktual politik vijuan të jenë drejtuesit më të lartë të partive. Kodi i Sjelljes, i miratuar më 2018, nuk arriti të ndryshojë standardet e sjelljes në Kuvend”, thuhet në raportin e Institutit të Studimeve Politike. /Shekulli/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDroni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë