LAJMI I FUNDIT:

Chuck Norris nikoqir i garës së vrapimit, ku të gjithë do të maskohen si ai

Chuck Norris nikoqir i garës së vrapimit, ku të gjithë do të maskohen si ai
Chuck Norris (Foto: Jerry Markland/Getty Images/Guliver)

Barsoleta të shumta ekzistojnë për fuqinë dhe shpejtësinë e Chuck Norrisit, ndërsa së shpejti do të mësohet se sa të shpejtë janë fansat e tij.

Më 4 maj të këtij viti, në Teksas do të mbahet gara e parë “CForce Chuck Norris 5K”, ku fansat e yllit amerikan të arteve marciale do të shijojnë argëtim të paharruar.


Chuck Norris (Foto: Jason Merritt/Getty Images/Guliver)

Një prej qëllimeve të garës është edhe thyerja e rekordit botëror për mbledhjen e më së shumti njerëzish në një vend të maskuar si Chuck Norris.

Të gjithë pjesëmarrësit mund të formojnë kostumin e tyre të Chuck Norrisit, ndërsa shpërblimet do të jepen për kostumin më të mirë të femrave, meshkujve dhe fëmijëve.

Lajmet për Chuck Norris
Lexo po ashtu Lajmet për Chuck Norris

Të gjithë ata që paraqiten do të marrin nga një bluzë të stilit të aktorit të filmave aksion dhe nga një mjekër false.

Chuck Norris (Foto: Jared C. Tilton/Getty Images/Guliver)

Më interesantja nga të gjitha është se edhe vet Norris do të jetë pjesë e garës dhe do t’i përshëndesë të gjithë ata që do të arrijnë të vrapojnë pesë kilometra.

“Regjistrohuni për CForce. Shihemi atje”, është ftesa e aktorit drejtuar fansave të tij.

Gara e vrapimit është e karakterit humanitar dhe paratë e grumbulluara do t’i dhurohen organizatës Kickstart Kids, të cilën e ka themeluar Norris për t’u ndihmuar nxënësve të arteve marciale, si dhe organizatës Mercy Project (e cila angazhohet për zhdukjen e robërisë së fëmijëve në Ganë). /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje

Magazina
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'

Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'

Magazina
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë

Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë

Magazina
Dua Lipa shkëlqen në Met Gala 2024 - mori gjithë vëmendjen me fustanin e veçantë me dantella

Dua Lipa shkëlqen në Met Gala 2024 - mori gjithë vëmendjen me fustanin e veçantë me dantella

Magazina
Menaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet

Menaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Kalo në kategori