Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi, ka marrë vendim që për merita të veçanta të dekorojë pesë personalitete historike të familjes Delia nga Prekazi.
Me titullin “Hero i Kosovës” janë dekoruar Ahmet Delia dhe Mursel Ahmeti, ndërsa me titullin “Urdhëri i Lirisë” janë dekoruar pas vdekjes Brahim Ahmeti, djali i Ahmet Delisë si dhe dy nipërit e tij Isë Zymer Ahmeti dhe Vesel Hajzer Ahmeti.
Ahmet Delia si prijës udhëhoqi shumë kryengritje kundër autoriteteve osmane në vitin 1891, 1903, 1907, ndërsa në vitin 1912 së bashku me Hasan Prishtinën u bë nismëtar i kryengritjes së përgjithshme, e cila rezultoi me shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë. Me 25 dhjetor të po këtij viti, ai ra heroikisht në Prekaz, në një ballfaqim të pabarabartë më njësitë ushtarake serbe, të cilat kishin sulmuar popullatën civile.
Mursel Ahmeti mori pjesë në të gjitha kryengritjet e udhëhequra nga babai i tij, përfshirë edhe betejën e fundit me njësitë ushtarake serbe me 25 dhjetor të vitit 1912. Pas vdekjes së Ahmet Delisë, Mursel Ahmeti vazhdoi rrugën e tij, duke u bërë njëri nga autoritetet kryesore në Lëvizjen Kaçake të Kosovës.
Brahim Ahmeti është djali i vogël i Ahmet Delisë. Ishte komandant i njësive ushtarake të Drenicës Lindore në mbrojtjen e kufijve të Kosovës dhe në luftën kundër njësive çetnike serbe në zonën e Novi Pazarit, gjatë Luftës së Dytë Botërore. Edhe sot në Drenicë kujtohet respektimi strikt prej tij i zakoneve të luftës gjatë qëndrimit të njësive të komanduara prej tij në Novi Pazar.
Isë Zymer Ahmrti ishte komandant batalioni në Brigadën e Shaban Polluzhës. Pas luftës i dënuar me burg të përjetshëm nga regjimi jugosllav, Isa në vitin 1951 do të arrijë të arratiset nga burgu i Mitrovicës së Sremit dhe pas një odiseade epike nëpër Serbi, ai do të të kthehet në Kosovë, ku pas një viti qëndrimi në malet e Drenicës, do të kalojë në Shqipëri.
Vesel Hajzer Ahmeti, ishte pjesëmarrës në Lëvizjen ilegale shqiptare të pas Luftës së Dytë Botërore, në kuadër të grupit të NDSH për Drenicë. U dënua me 20 vite burg politik për këtë veprimtari.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025