Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj sot ka marrë pjesë në Akademinë Përkujtimore për dëshmorët në Bishtazhin dhe Rogovë të Hasit, ku foli për taksën ndaj mallrave serbe, duke thënë se Kosova duhet të insistojë në vendimet e saj.
I pari i qeverisë në Kosovë, tha se nëse tërhiqet vendimi për taksën, i bie që Kosova nuk ka luftuar për të drejtat e saj.
“Nëse një ditë përpara ne dorëzohemi, atëherë insistimi për të drejtën tonë aty do të ndalet. Nëse sot e ndalim taksën, kemi pajtuar deri këtu dhe kaq kemi për të drejtën tonë. Pastaj miku mbas një kohe thotë: këtu je ndalë”, është shprehur Haradinaj, transmeton Telegrafi.
Shefi i ekzekutivit të vendit foli edhe për presionet që kohëve të fundit, janë shtuar nga SHBA dhe BE-ja në lidhje me vendimin për taksën.
Haradinaj deklaroi që presionet, jo gjithmonë kanë qëllim ta ndalin Kosovën që të arrijë te të drejtat e veta.
“Nëse ndonjëherë bëhet ndonjë presion, nuk është qëllimi vetëm me na ndalë pa mbërri te e drejta jonë, ne nuk bën me lexu veç cka kemi qef. Ky vend duhet ta gëzojë pavarësinë e vetë. Serbia nëse është gati të na njohë, me qenë fqinj atëherë le të veprojë. Por mos të harrojë se nuk jemi më të dobët se kur jemi përballë me Millosheviqin”, është shprehur Haradinaj.
Ai ka paralajmëruar se nëse Kosova heq dorë nga taksa, atëherë do të kërkohen siç ka thënë ai, çmime të tjera.
“Nëse ne heqim dorë shpejt nga e drejta jonë, do t’i kërkohen shpejt çmime tjera vendit tonë. Nëse vazhdojmë të ngulim këmbë, ndodhë që të mos duhet të japim tjetër gjë”, ka thënë Haradinaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep
Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Për 24 orë raportohen dy vdekje, njëri në Prishtinë dhe tjetri në Podujevë - rastet po hetohen
Zyrtari amerikan, Richard Verma pritet në takim nga presidentja Osmani
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025