LAJMI I FUNDIT:

SBASHK-u përsërit se greva nuk ndalet, deri në realizimin e kërkesave

SBASHK-u përsërit se greva nuk ndalet, deri në realizimin e kërkesave

Përderisa greva në arsim ka hyrë në ditën e 12-të, Sindikata e Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë vazhdon të zotohet se greva nuk do të ndalet deri në plotësimin e kërkesave.

Një gjë të tillë SBASHK-u e ka theksuar përsëri edhe sot, nëpërmjet një komunikate për media.

Sipas raporteve të kësaj Sindikate, greva po vazhdon të mbahet në të gjithë sektorët e arsimit, transmeton Telegrafi.


“Raportet e arritura nga Këshilli Qendror Grevist, komunal dhe universitetet, tregojnë se edhe në ditën e 12-të të punësuarit në tërë sektorin e arsimit të Kosovës ishin në grevë të përgjithshme, të vendosur deri në realizimin e kërkesave për ndryshim të koeficienteve në tërë sektorin e arsimit”, thuhet në komunikatë.

Jasharaj: Oferta e Qeverisë i ka dy probleme - greva e mësimdhënësve mund të vazhdojë me muaj (Video)
Lexo po ashtu Jasharaj: Oferta e Qeverisë i ka dy probleme - greva e mësimdhënësve mund të vazhdojë me muaj (Video)

Sipas SBASHK-ut, të gjithë mësimdhënësit janë të shqetësuar që nuk po plotësohen kërkesat e tyre.

Ata po vazhdojnë të kërkojnë ngritjen e koeficientëve deri në 30%.

“Delegacioni i Këshillit Qendror Grevist, bashkëbisedoi me grevistët për gjendjen aktuale, ku të gjithë ishin të brengosur së institucionet e Kosovës nuk po krijojnë gatishmëri për ti  plotësuar kërkesat e punëtorëve të arsimit, tashmë të njohura   për ngritje të koeficientit prej 30% , nga çerdhet deri në universitet, duke përfshirë të gjithë të punësuarit nga punëtoret teknik deri te rektori”, përfundon komunikata e SBASHK-ut. /Telegrafi/