LAJMI I FUNDIT:

Anulohet seanca për rastin e PSP-së “Titanik 2”, s’ka kushte për arrestimin e Ibraimit

Anulohet seanca për rastin e PSP-së “Titanik 2”, s’ka kushte për arrestimin e Ibraimit

Gjykimi për parregullsitë zgjedhore lokale të vitit 2013 me emrin e koduar “Titanik 2” është anuluar, pasi i akuzuari Bedredin Ibraimi nuk ka ardhur në seancë, sepse ka menduar se seanca e ardhshme ka qenë e caktuar për më 8 shkurt.

Gjyqtari i Ognen Stavrev tha se Ibrahimi ka qenë i ftuar, si në të gjitha ngjarjet e kaluara, dhe se nuk ka hamendje për anulimin e seancë së sotme, por ka hamendje nëse ai duhet të arrestohet nga policia ose jo, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Prokurorja Fatime Fetai për këtë tha se nuk mund të kërkojë që Ibraimi të arrestohet, sepse nuk janë plotësuar kushtet për këtë. Është e qartë, tha Fetai, se ka qenë konfuz, sepse atë ditë janë caktuar shumë termine për seancat e ardhshme.


Gjykata e ka anuluar seancën e sotme për më 9 shkurt. Në rastin e PSP-së “Titanik2” akuzohen edhe lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi, Sasho Mijallkov, ish-anëtarët e KSHZ-së, Bedredin Ibraimi, Aneta Stefanovska, Vllatko Sajkovski dhe Sasho Srcev. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori