Një gjendje shoku kanë shkaktuar pamjet e publikuara nga një kamerë e fshehtë në një thertore në Poloni ku tregohen lopë shumë të sëmura të kontrabanduara të cilat janë therur me pak ose aspak inspektime veterinare me qëllim shitjen e mishit të tyre.
Kjo ka vënë në pikëpyetje standardet e shëndetit të kafshëve të një prej eksportuesve më të mëdhenj të mishit të BE-së.
Pamjet e filmuara me kamerë të fshehtë në një thertore në zonën Mazovie tregojnë se lopët e sëmura janë kaq të dobëta saqë nuk mund të qëndrojnë drejt, ndërsa këmbët ose brirët e tyre janë të lidhura me litarë.
The Guardian thotë se therja e lopëve të sëmura si duket ndodh brenda natës edhe pa veterinerë të pranishëm, gjë që është një tjetër shkelje e rregullave.
Punëtorët duket se heqin çdo provë që të tregojë se lopët kanë qenë të sëmura, të tilla si plagët që janë krijuar për shkak se ato vazhdimisht janë shtrirë ose nga tumoret.
Ekspertët thanë se frika nga rreziqet serioze shëndetësore u ngritën dhe i kanë bërë thirrje qeverisë polake të veprojë me shpejtësi dhe të lajmërojë shtetet e tjera evropiane.
Chris Elliott, profesor i sigurisë së ushqimit në Universitetin e Mbretëreshës në Belfast dhe themelues i Institutit të Botës për Siguri të Ushqimit, i cili udhëhoqi shqyrtim i pavarur nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar në sistemet e ushqimit pas skandalit të vitit 1992, tha për Guardian se “nëse prej këtij mishi është eksportuar nga Polonia, atëherë duhet të ketë një paralajmërim pan-evropiane të sigurisë, me pjesëmarrjen e shumë organeve rregullatore dhe ndoshta forcave policore nga e gjithë Europa”.
“I urdhëroi mbikëqyrësi të shënonin mishin si të shëndetshëm, duke hequr nga e tëra copat e kalburs. Ishte e tmerrshme. Era e kalbur të shkaktontë të vjella “, thotë gazetari i cili ka punuar në thertore dhe fshehurazi ka regjistruar pamjet.
Gjatë tri netëve llogariten të jenë therur 28 lopë të sëmura.
Vlen të përmendet se kjo nuk është thertore parë polake e akuzuar për therjen lopë sëmurë. Në dhjetor, një pronar thertore në Poloninë Qëndrore është burgosur për kryerjen e taktikave të ngjashme. Kërkimet po zhvillohen gjithashtu në një thertore në Poloninë lindore.
Duke vënë në dukje se në Poloni, një lopë e sëmurë zakonisht kushton pesë deri në gjashtë herë më pak se një lopë të shëndetshme.
Sipas llogaritjeve të përafërta, një thertore duke vrarë 20 lopë të shëndetshme në një ditë do t’i japë pronarit një fitim vjetor prej rreth 347.000 zlotys, rreth 70.000 paund në vit, dhe në qoftë se vrasin lopët e sëmura të ardhurat do të rritet në gati 2,5 milion zlotys, pak më shumë se gjysme milionë paund. /bw/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëStudentët serbë deshën të recitojnë, sigurimi i pengon me forcë
Pamjet nga droni shfaqin pasojat e betejave të ashpra mes ukrainasve dhe rusëve në rajonin e Donetskut
Pamje nga momenti kur izraelitët lejojnë palestinezët të rikthehen në veri të Gazës
Komandanti ukrainas: Koreano-veriorët po hedhin në erë veten që të mos na bien në duart tona
Izraeli i dërgon Ukrainës armë ruse?
Suedia sekuestron një anije pas sabotimit të kabllove në Detin Baltik
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës