LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Do të jemi çdoherë bashkë që të mos lejojmë të përsëriten tragjeditë si ajo e Holokaustit

Haradinaj: Do të jemi çdoherë bashkë që të mos lejojmë të përsëriten tragjeditë si ajo e Holokaustit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka marrë pjesë sot në shënimin e Ditës së Holokaustit.

Ai ka thënë se Kosova i bashkohet botës së pavarur, në mënyrë që të mos lejohen tragjitë si ajo e Holokaustit.

“Si institucione të Kosovës, ne i bashkohemi sot botës së përparuar, të gjithëve, se çdo herë do të jemi bashkë që të mos lejojmë përsëritjen e historisë dhe tragjedive dhe që asnjëherë të pafajshmit të pësojnë”, deklaroi Haradinaj.


Në fjalën e tij para të pranishmëve, kryeministri Haradinaj potencoi se sot janë të gjithë bashkë që të konfirmojnë atë që veç e veç secili e ka në zemër, e ka ndjenjë dhe bindje, se bota do të jetë çdo herë e bashkuar, duke mos lejuar kurrë të përsëriten tragjeditë si ajo e Holokaustit, një tragjedi që ka marrë me vete miliona njerëz të pafajshëm, të pambrojtur të asaj kohe.

“Për fat ajo kohë e vështirë, më e vështira e mundshme që njerëzimi e ka përjetuar ndonjëherë ishte se i sfidoi të gjithë, na sfidoi edhe neve në trevën tonë. Në atë kohë me aq pak rrethana vepruese e me aq pak mundësi vendimmarrjeje që kishim, megjithatë në trojet tona, në atdheun tonë fitoi një vlerë e madhe njerëzore që e kishim, që ata që janë në mesin tonë t’i ruajmë. Kësisoj shqiptari kudo që u ndodh u thirrë në këtë parim dhe u morën në mbrojtje të pambrojturit, u strehuan, u ruajtën dhe u ndihmuan që të kalojnë edhe në destinacionet tjera të dëshiruara, të sigurta”, shtoi kryeministri Haradinaj.

Ndër tjerash, kryeministri Haradinaj, vlerësoi se kjo konfirmon edhe njëherë se nuk ka dështuar ajo vija e parë e frontit, vlera njerëzore, vlerat më sublime që njeriu i bart me vete, e që siç tha ai, është respekti për njeriun, kujdesi për jetën e njerëzve, dhe të qëndruarit me ta.

Në nderim dhe përkujtim të viktimave të Holokaustit, foli edhe kryetari i Bashkisë Hebreje Bet Israel Kosova, Ruzhdi Shkodra, i cili tha se sot qytetarët e Kosovës janë ballëhapur para popullit hebre duke shpëtuar shumë jetë gjatë Luftës së Dytë Botërore nga nazizmi vrasës gjerman.

Kjo ceremoni përkujtimore u organizua nga Bashkia Hebreje Bet Israel Kosova. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Lajme
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Lajme
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Lajme
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Lajme
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Kalo në kategori