Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një intervistë për Deutche Welle ka folur edhe për raportet ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Duke folur për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Rama ka thënë se dialogu duhet të finalizohet me një marrëveshje historike.
Kur komentoi mundësinë e ndryshimit të kufijve, Rama tha se ata përkrahin çdo marrëveshje që mbështetet edhe nga Amerika e Bashkimi Evropian, transmeton Telegrafi.
“Në këndvështrimin tim ka një proces të domosdoshëm dialogu, i cili duhet të finalizohet dhe padyshim që duhet të finalizohet në një marrëveshje historike mes Serbisë dhe Kosovës. Përsa na takon neve, ne mbështesim çdo marrëveshje që ka pa ekuivok mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe BE-së. Kaq. Të tjerat pastaj janë ‘dokrra hini’, siç thoshte At Gjergj Fishta”, ka deklaruar Rama.
Rama vlerësoi se ndikimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në temën e Kosovës, është shumë i rëndësishëm.
Sipas tij, Kosova nuk do të ishte e pavarur pa këtë përkrahje.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë të angazhuara dhe mbështetëse të Kosovës qysh në ditën një dhe pa Shtetet e Bashkuara të Amerikës Kosova nuk do të ishte çliruar dot nga kthetrat e Beogradit dhe nuk do të ishte dot shteti i pavarur që është sot. Kështu që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë qysh në ditën një, mbështetëse të palëkundura të zhvillimit të demokracisë në Shqipëri dhe qysh në ditën një Shqipëria ka qenë qartësisht e shprehur për partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pavarësisht se kush ka qenë në qeveri, e majta dhe e djathta”, deklaroi kryeministri i Shqipërisë.
Këto deklarata Rama i bëri pas hapjes së ekspozitës së tij personale në Berlin.
Kur foli për Gjermaninë, kryeministri Rama vlerësoi mjaft shumë Angela Merkelin. Tha se ajo është një mike e shteteve të Ballkanit.
“Absolutisht nuk kam asnjë arsye që të zhgënjehem. Ajo është një mike e vërtetë e popujve të të gjithë rajonit tonë, është një lider vizionar dhe jashtëzakonisht i qartë për të ardhmen. Mbi të gjitha është një shembull fantastik lidershipi dhe një pishtarmbajtëse e vendosur e idesë sonë”, deklaroi tutje ai.
Ndërsa kur u pyet për të ardhmen, kryeministri i Shqipërisë tha se “unë nuk shikoj filxhan”.
“Unë nuk shikoj filxhan. E bukura e kësaj jete asnjëherë nuk planifikohet. Thjesht mund të ëndërrohet. Përsa i përket mënyrës si e ëndërroj, kjo është shumë intime për ta ndarë me ju. Por them që nuk do plakem keq, si ca që nuk ikin dot nga politika dhe që lemerisin kalamajtë e këmbëngulin për të qenë pjesë, ndërkohë që mund të bënin diçka shumë më fisnike në periudhën e fundit aktive të jetës”, përfundoi Edi Rama. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare
Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin