LAJMI I FUNDIT:

Gjen gjallë nënën 103 vjeçare, pas 61 vitesh kërkime

Gjen gjallë nënën 103 vjeçare, pas 61 vitesh kërkime

Një grua e moshuar ka gjetur nënën e saj 103-vjeçare, pas 61 vitesh kërkime për ta gjetur.

81-vjeçarja, që u rrit në Kirwan House, një jetimore protestante në Dublin, nisi përpjekjet për të gjetur nënën kur ishte 19 vjeçe.

Macken telefonoi Radio RTE për t’i treguar moderatorit Joe Duffy, se më në fund kishte gjetur nënën e saj dhe se ishte personi më i lumtur në botë.


“Nuk mund ta besoja kur dëgjova fjalën se ishte gjallë, gjithçka që unë dua të bëj është ta takoj atë”, tha Macken në emisionin radiofonik.

Ajo shpreson të bashkohet me nënën e saj në javët e ardhshme. Pas dekadash kërkime, Eileen tha se ky zbulim do të thoshte gjithçka për të.

“Dua të ulëras: Nuk jam më jetime,”-shtoi gruaja.

Macken u ndihmua nga një gjenealogjist, që e kishte dëgjuar më parë në stacionin e radios, duke diskutuar për çështjen e kërkimit të mamasë.

Në përpjekje për të gjetur prindërit, Macken bëri një test AND-je.

“Mami im është 103 vjeçe dhe së shpejti do mbush 104 vjeç. U përpoqa të flisja në telefon me të por nuk më dëgjonte. Dua vetëm të shkoj ta takoj”, shpjegoi ajo. /oranews/